Nëse trupi ju jep këto shenja, po vuani nga kequshqyerja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kequshqyerja reflektohet ne shenja fizike dhe metabolike. Shenjat nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund të reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin.

Flokët: Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.

Sytë: Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A, të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer.

Buzët: Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve: Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lëmuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut. Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.

Lëkura: Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lekurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminës C dhe K, dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.

Thonjtë: Thonjtë me valëzime mund të jenë si pasojë e mungesës së proteinave, dhe në formë luge, të zbehtë si pasojë e mungesës së hekurit.

Të fundit

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të...

Tatimet-bizneseve: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ duhet të paguani detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ Lufta është e shpallur, bujrum…

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një...

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ja kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve

Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të negociatave, që lidhet me politikën...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua sot (2 qershor) procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit. Në seancë, para trupit gjykues janë paraqitur për...

Lajme të tjera

Web TV