Rilind “Akademia Ushtarake”, procedura si do të pranohen studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria hap shkollën ushtarake.  Arsimi i lartë në fushën e mbrojtjes do të ndahet në dy degë kryesore; a) Fakulteti i Mbrojtjes dhe i Sigurisë; b) Instituti Kërkimor-Shkencor Ushtarak. Vendimi është marr dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe ka për qëllim dhënien e statusit të veçantë akademisë së forcave të armatosura, si institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, si dhe organizimin e funksionimin e saj.

Pranimi i studentëve në AFA kryhet sipas procedurës, standardeve dhe kritereve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe sipas nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera të mbrojtjes e të sigurisë kombëtare.

Kuotat e pranimit të studentëve për çdo program studimi dhe trajnimi përcaktohen nga senati akademik, sipas rekomandimeve të bëra nga bordi i administrimit, në përputhje me nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe institucionet e tjera të mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, sipas standardeve shtetërore të kapaciteteve akademike e infrastrukturore, të cilat certifikohen nga ministria përgjegjëse për arsimin.

“Akademia e Forcave të Armatosura (në vijim AFA) është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, së cilës i jepet status i veçantë dhe ka varësi nga ministri përgjegjës për mbrojtjen dhe ministri përgjegjës për arsimin. Statusi i veçantë i dhënë për AFA-në konsiston në organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, trajtimin specifik të organizimit akademik dhe administrativ, të personelit akademik, të personelit ndihmësakademik, trajnues dhe administrativ, të programeve të studimit, të kualifikimit, të trajnimit dhe të stërvitjes, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe legjislacionit në fuqi’-thuhet në vendim.

AFA-ja zhvillon veprimtari mësimore e shkencore në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare. Ajo ka si mision arsimimin, kualifikimin dhe kërkimin shkencor në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare të personelit ushtarak e civil, për të gjitha nivelet e drejtimit të Forcave të Armatosura, si dhe të institucioneve të tjera të sigurisë kombëtare.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

AFA-ja përbëhet nga njësitë kryesore, respektivisht:

a) Fakulteti i Mbrojtjes dhe i Sigurisë;

b) Instituti Kërkimor-Shkencor Ushtarak.

AFA-ja, si institucion i arsimit të lartë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, përgatit dhe jep ekspertizë lidhur me fushat, si më poshtë vijon:

a) Kryerjen e studimeve të karakterit teoriko-shkencor në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, që t’i paraprijë zhvillimeve në mjedisin strategjik të mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare;

b) Dhënien e ekspertizës lidership-it civil dhe ushtarak të Republikës së Shqipërisë, për hartimin e politikës së mbrojtjes dhe formulimin e dokumenteve kryesore strategjike si: Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake, rishikimi strategjik i mbrojtjes, doktrinat e përdorimit të forcave etj.

c) Mbështetjen e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të institucioneve të mbrojtjes e të sigurisë kombëtare, të vendit dhe atyre partnere, nëpërmjet përdorimit të programeve simulative, kryerjen e testimeve, eksperimenteve dhe kërkimit shkencor;

ç) Menaxhimin e procesit akademik në interes të përmirësimit të koncepteve dhe bazës doktrinare ushtarake;

d) Monitorimin dhe vlerësimin e standardeve tё NATO-s, mbi bazën e tё cilave siguron bazat teorike dhe aplikative të arkitekturës së sistemit doktrinar tё Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë si: doktrina, direktiva, manuale teknike dhe taktike, në përdorim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;

e) Në përmbushje të misionit dhe detyrave të saj, në aspektin doktrinar dhe të stërvitjes, AFA-ja luan edhe rolin e Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes.

AFA-ja, për përmbushjen e përgjegjësive të saj, bashkëpunon me institucionet e arsimit të lartë, brenda dhe jashtë vendit, me akademitë homologe rajonale, të NATO-s dhe atyre të vendeve partnere në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare.

Të fundit

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV