Shkullaku dhe Bejtja: Meta të dorëhiqet. Zogaj: Duhet të sillet institucionalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bejtja janë të mendimit se Ilir Meta duhet të dorëhiqet nga posti i Presidentit pasi nuk e frenon dot, sipas tyre, kapjen e shtetit nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.

“Ilir Meta nuk e frenon dot mazhorancën duke qëndruar në Presidencë. Nuk e di a frenon dot duke e dorëhequr, por duke qëndruar e di që nuk e frenon dot”, u shpreh Shkullaku në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Kur janë këto shkelje, Presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të isha Ilir Meta unë do kisha ikur me kohë, që kur nuk iu botua dekreti në Fletoren Zyrtare”, tha Bejtja.

Ndërsa analisti Preç Zogaj kërkon nga Meta që të sillet në mënyrë institucionale përsa kohë është në zyrën e kreut të shtetit.

“Unë them që Presidenti për deri sa vazhdon të jetë President ai ka për detyrë të jetë institucional. Të respektojë funksionon e tij. Nuk mund të bëjë akte anti-kushtetuese në mbrojte të Kushtetues se kjo është një kontradiktë e madhe. Është një situatë e rëndë, jemi në përshkallëzim të një konflikti që jemi në kilometrat e fundit dhe nuk dihet se çfarë do ndodh”, tha Zogaj.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një protest më 2 mars, në bulevardin kryesor të Tiranës, ku do të firmosë edhe një dekret, por pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV