Zyrtare, Barcelona nënshkruan me sulmuesin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona tashmë e ka gjetur sulmuesin që ishte duke kërkuar prej kohësh,pas dëmtimit të Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Martin Braithwaite u transferua te Barça pasi nga Leganes u pagua klauzolën e lëshimit prej 18 milionë eurove të sulmuesit danez.

Braithwaite ka firmosur një kontratë që do të zgjasë deri në 30 qershor 2024, ndërsa klauzola e tij e re e lirimit do të jetë 300 milionë euro.

Katalanasit kishin disa javë që po e vëzhgonin sulmuesin për shkak të largimit të Carles Perez dhe të dëmtimit të lojtarëve të tjerë. Gjatë merkatos së janarit Barça refuzoi që të merrte sulmues tjetër, por përgjigja se Dembele ka humbur sezonin nga dëmtimi i marrë, i detyroi ata që të shikonin mundësitë për një zëvendësues.

La Liga i dha mundësinë klubit për të nënshkruar me dikë tjetër në mënyrë që të zëvendësohet Dembele jashtë afatit kalimtar të janarit, pasi u konfirmua se francezi do të humbasë gjashtë muajt.

28-vjeçari ka luajtur në plot 27 ndeshje në La Liga Santander dhe Copa del Rey për Leganes këtë sezon dhe ka shënuar gjithsej 8 gola. Daneze ka luajtur në kampionatin e vendit të tij, në Francë dhe në Angli./Fjala.al/

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV