Ekskluzive/ Gazetarja raporton për 250 personat e izoluar në Itali, panik prej koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bledjana Beqiri

Lodi, Italia – Një 38-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus(2019-nCoV). I shtruar në Repartin e Terapisë Intensive në Spitalin e “Codogno”-s, nëprovincën e Lodit, i infektuari është në gjendje shumë të rëndë. Ka vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.

I infektuari me inizialet e emrit M.Y.M, identiteti i të cilët nuk bëhet akoma i ditur, është me origjinë nga Castiglione d’Adda dhe punon për kompaninë e njohur Unilever Italy Holdings në Casalpusterlengo të Lodit.

Autoritet deklarojnë se edhe bashkëshortja e tij, me inicialet V.S,e cila ështënë muajin e 8-të të shtatëzanisë, me profesionin mësuese dhe pronare e një dyqani bimësh mjekësore, ka rezultuar e infektuar.

Një person i tretë është gjithashtu i infektuar dhe i shtruar në spital, një mik i 38 vjeçarit, i cili është në gjendje më tëmirë shëndetsore. Listës së personave të infektuari shtohen edhe tre persona të tjerë që gjatës natës janë paraqitur në shërbimit të urgjencës dhe kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi.

Të infektuarit janë të shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalin “Codogno”-s, në rajonin e Lodi-it, ku shërbimi i urgjencës dhe çdo aktivitetet ambulator aktualisht është pezulluar.

Vetëm gruaja shtatzënë, bashkëshortja e 38 vjeçarit, ështështruar në spital në Spitalin Saço në Milano, që është një pikë referimi kombëtar për bioemergjencat,sepse janë duke vlerësuar lindjen e parakoshme të fëmijës.

Pas mbledhjes së komitetit tekniko-shkencor që shqyrtoi rasteve e reja të koronavirusit, Ministri i Shëndetësisë Z. Roberto Speranza nxori një urdhëresë të re që parashikon izolimin e detyrueshëm për të gjithë personat që kanë qenë nëkontakt më të infektuarit.

Masa e sigurisë parashikon mbikëqyrjen e vazhdueshëm, “qëndrimin e detyrueshëm për të gjithë ato që kanë qenënë zonat e rrezikut në 14 ditët e fundit me detyrimin e raportimit pranë autoriteteve lokale shëndetësore.

Lexo edhe :  Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Kryeministri Z. Giuseppe Conte, që gjendet në Komisionin Europian në Bruksel, komentoi situatën duke thënë se: “që kanëizoluar të gjithë ata persona qëkanë qenë kontakt me 38-vjeçarin”. Në shumë farmaci janë ezauruar maskat dhe disifektuesit për duart.

Si mendohet të jetë përhapur Korona virus?

Dyshohet se 38-vjeçari ka darkuar me një mik të tij që ishte kthyer nga Kina, i cili deri më sot nuk ka pasur asnjë sintomë të virusit Korona (rast asimptomatik). Personi në fjalë është menaxher i një kompaninë Mea e specializuar në prodhimin e fibrave sintetike dhe polimere për industrinë e ndërtimitnë Fiorenzuola d’Arda (Piacenza) dhe që kalon pjesën më të madhe të vitit në Kinë.

Ai është kthyer në Itali rreth datës 20 Janar, por gjithmonë ka qenë mirë, përveç më datë 10 shkurt, kur ka pasur simptoma të lehta gripi. Kanë kaluar rreth 16-18 ditë nga takimi i tyre dhe fillimi i simptomave”, ka deklaruar përfaqësuesi i Rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera.

 

Të fundit

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në...

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me...

Lajme të tjera

Web TV