Liroi anëtarin e bandës së Gaxhait, gjyqtarja padit Anila Bashën: Tani më njeh i gjithë pallati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Kapedani, gjyqtare e Elbasanit, ka depozituar një padi ndaj portalit ‘Newsbomb’, të administruar nga gazetarja Anila Basha, pas publikimit të fotos së saj. Portali e ka publikuar foton në kuadër të një vendimi që Kapedani kishte ndërmarrë për të liruar nga burgu i Peqinit shtetasin Viktor Ymeri, i njohur si anëtar i bandës së Gaxhait.

Portali ishte kujdesur që në foton e publikuar të mbuloheshin fytyrat e anëtarëve të familjes, për të mos i cenuar atyre privatësinë. E megjithatë, publikimi i kësaj fotoje është konsideruar nga gjyqtarja si cenim i privatësisë.

Personi që mori përsipër të lironte nga burgu një prej personave më të rrezikshëm në Vlorë, kërkon nga Newsbomb dëmshpërblimin me 5 milionë lekë për publikimin e fotos.

Në padi, gjyqtarja Kapedani thotë se deri përpara publikimit të fotos askush nuk e dinte kush ishte dhe çfarë pune bënte, ndërsa sot e njeh i gjithë pallati dhe e gjithë lagjia.

“Që prej asaj dite jeta ime nuk ka vijuar më normalisht. Së pari më ka shkaktuar stres familjar, pasi familjarët e mi vuajnë përgjegjësinë e vendimarrjeve të mia. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi, identifikohen si personat e publikuar në një foto së bashku me një gjyqtare që kishte bërë të pabërën pasi kishte nxjerrë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait. Deri para publikimit të fotos, unë isha person i panjohur në ambientin ku jetoj pasi askush nuk dinte se kush isha unë dhe çfarë pune bëja, Falë publikimit të fotos time private të vjedhur në profilin tim, tashmë më njeh i gjithë pallati, madje e gjithë lagjia”, thuhet në padinë e gjyqtares.

Viktor Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por që më vonë dënimi i është kthyer në 25 vite burg. Më pas është dënuar prapë 25 vite burg, dhe më vonë edhe 16 muaj burg për tentativë arratisje. E pavarësisht këtyre vendimeve, gjyqtarja Kapedani vendosi në dhjetor të 2019-ës lirimin e tij.

Lexo edhe :  Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Prokuroria e Elbasanit njoftoi se do e apelonte vendimin e gjyqtares Kapedani, pasi sipas saj, Gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.

Të fundit

“Farsë e turpshme”/ Tedi Blushi merr në mbrojte Berishën dhe dhëndrin e tij

Sekretari i PL-së Tedi Blushi foli në konferencën e sotme për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar...

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin italian pas 4 vitesh

Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas 4 vitesh qëndrimi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një reagimi...

Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për koalicionin e Ramës (PS+PSD+etj, pa...

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV