Masakra e Gjilanit, policja përdori 2 karikatorë për vrasjen e familjes   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje janë përcjellë për në banesën e fundit anëtarët e familjes Bllaca, babai, nëna, dy djemtë dhe vajza, që rezulton të jetë edhe autorja e krimit të pesëfishtë.

Por janë detajet që vijnë nga Gjilani që tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të mirëmenduar nga ana e punonjëses së policisë e cila jo vetëm që ka marrë pistoletën në rajonin e policisë po madje ka marrë edhe dy karikator me fishekë pasi ka dashur të sigurohet se do të mund ta realizonte veprën e saj të çmendur.

Referuar burimeve policore nga Kosova saktësohet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar plot 17 gëzhoja, nga të cilat saktësohet se secili nga pjesëtarët është qëlluar nga katër herë, ndërsa për veten i ka mjaftuar vetëm një plumb në kokë.

Sipas të dhënave saktësohet se Fisniku, vëllai i vogël është gjetur i vdekur në krevat, çka do të thotë se ka qenë ende i pa zgjuar nga gjumi, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë në kuzhinë. Policia saktëson se të katër viktimat e punonjëses së policisë kanë patur plagë në pjesën e kokës, çka do të thotë se vrasjet të gjitha i ka bërë me plumb në kokë.

Megjithatë ende nuk kanë përfunduar ekspertizat në vendin e ngjarjes dhe ende nuk janë siguruar të gjitha dëshmitë që lidhen me ecurinë e shëndetit mendor të autores së krimit.  n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth...

Horoskopi i ditës së sotme, e mërkurë, 7 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të...

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë,...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Lajme të tjera

Web TV