Ish-Blloku/ Kundërshtojnë dhe fyejnë policët, arrestohen dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit e policisë. Në këtë mënyrë Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës të ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë nga shërbimet e Komisariatit numër 2.

Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen  e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR.,  28 vjeç dhe  R.P., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Këta shtetas  rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar  punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut.

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe...

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet...

Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të...

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë. Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në...

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV