Izolimi i provincës Hubei, në Kinë, gjatë muajit të kaluar, dukej sikur po ndalonte përhapjen e coronavirusit, Covid-19. Gjatë asaj periudhe, zbulimi i rasteve jashtë Kinës kishte një interval kohe të gjatë dhe shumica prej tyre ishin persona që kishin vizituar Kinën.
Mendohej se virusi i ri mund të ndiqte të njëjtën rrugë si gjithë viruset e shfaqur më parë, SARS i shfaqur në vitin 2003 u zhduk brenda disa muajve, falë masave të rrepta në karantinë.
Por zhdukja e virusit të ri, duket gjithnjë e më e largët. Për muaj me radhë që prej shfaqjes së tij, rastet e personave të infektuar jashtë Kinës ishin një përqindje e vogël. Që prej ditës së enjte, kjo përqindje është rritur në një të pestën.
Gjysma e rasteve të konfirmuara jashtë Kinës janë raportuar gjatë katër ditëve të kaluara. Rastet e reja të konfirmuara në Itali, Iran, Korenë e Jugut dhe Japoni po tregojnë se coronavirusi po kalon parashikimet.
“ Këto raste tregojnë se në këto vende virusi mund të jetë pasiv, pra ekziston, por është ende në gjendje ‘gjumi’.”, tha Ian Mackey, professor i asociuar i virologjisë në Universitetin e Queensland.
Këto shpërthime mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Rreth dy të tretat e rasteve të coronavirusit të infektuara në Kinë nuk janë zbuluar ende, sipas një studimi javën e kaluar nga Imperial College London.
Një studimi nga mjekët në provincën Henan në veri të Hubei, tregojnë një grua nga Wuhan e cila u zbulua se ishte e infektuar me coronavirus për një periudhë kohore prej 19 ditësh dhe infektoi të pestë anëtarë e familjes së saj, ndërsa nuk kishte pasur asnjë simptomë dhe gjatë testimit të përsëritur mjekësor, rezultoi negativ.
Kjo paraqet një perspektivë alarmante. Nësë shpërthimi i ngjashëm vazhdon të shfaqet diku tjetër në botë, duket se Covid-19 nuk do të mbetet më një epidemi e lokalizuar vetëm në provincën Hubei. Përkundrazi, do të shndërrohet në një infeksion global, një pandemi dhe përfundimisht do të bëhet një sëmundje endemike e përhapur në gjithë popullatën njerëzore, shkruan ‘bnnbloomberg’.
Lajmi i mirë është se nëse Covid-19 bëhet globalisht endemik, ka të ngjarë që imunitetin njerëzor ta përmirësojë ndjeshëm. Kjo do të thotë se do të rritet niveli aktual midis 1% deri në 3% i imunitetit. Problemi është se askush nuk mund t’a përcaktojë se sa viktima do të mbeten. Shifrat mund të arrijnë në miliona, por mos të harrojmë se dhe gripi sezonal vret rreth 290.000 deri në 650.000 njerëz çdo vit.
Duhet të ndjekim praktikat themelore të higjienës të sugjeruara nga specialistët, si: larja e duarve, shmangie e vendosjes së duarve në fytyrë, kufizimi i kontaktit me sipërfaqe të prekura nga shumë njerëz në mënyrë që të jemi më pak të rrezikuar.
Nëse Covid-19 shkon global në muajt e ardhshëm ka të ngjarë që të testohet çdo person i popullsisë së vendit, e njëjta mënyrë që u përdorë për të testuar popullsinë e Kinës.
Ashtu si me shpërthimet e mëparshme, njerëzimi do t’i mbijetojë këtij virusi, do e kuptojë atë si diçka normale dhe madje do të harrojnë sa u friksuan prej tij./Fjala.al