“E kaloj muajin me 400 mijë lekë”, Manushi nxjerr blof Alesia Bamin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-velina Alesia Bami ka thënë nga studio e emisionit “E Diell” se ajo mund ta kalojë muajin edhe me 400 mijë lekë të vjetra.

Aleksia tregoi se rroga e saj e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë të vjetra dhe u kërkonte lekë prindërve, pasi nuk i dilnin aq, ndonëse jetonte me ta dhe rrogën e kishte vetëm për shpenzime vetjake.

Ndërsa, më tej ajo ka shtuar se tashmë mundet që ta kalojë muajin edhe me 400 mijë lekë të vjetra.

Megjithatë kjo gjë është vënë në dyshim nga Edi Manushi,i cili i ka kërkuar që të heqë këpucët dhe i kafshoi orën për të vërtetuar që është prej floriri.

Alesia Bami: “Jam mësuar ta kaloj muajin dhe me pak lekë. Kur ka qenë më e vogël rroga ime në televizion ishte 300 mijë lekë dhe nuk më dilte. Jetoja edhe me prindërit dhe kisha ndihmën e tyre. Kërkoja dhe nga ata. Sot duke e parë mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë.”

Edi Manushi: ‘Stop, hiqi këpucët, do ta bëj tani llogarinë ty. E kam ndarë mendjen. Këpucët 600 euro. Ora (pasi e kafshon me dhëmbë) flori, diamant.”

Alesia Bami: “Mos na nxirr kështu tani. Po thosha më e keqja fare mund ta kaloj edhe me 400 mijë lekë. Se gjithçka është mënyra e menaxhimit të lekëve. Nëse shpenzon aty ku duhet normalisht e kalon dhe me më pak lekë. Shpenzoj për gjëra të rëndësishme për mua.”/Fjala.al/

 

Të fundit

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV