“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në Shqipëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Shëndetit Publik raporton se deri tani të 8 rastet e dyshuara kanë rezultuar negative. Ekspertët konfirmuan në mbledhjen e Task-Forcës se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë.

Lajmi u konfirmua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën ku u raportua situata e deritanishme në vendin tonë dhe masat e marra.

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali po vijohet me përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale, përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

U vendos që ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit  të ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Task Forca raportoi se po vijohet me forcimin e masave për kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit COVID-19 si më poshtë:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore, monitorimi i pasagjerëve nga ekipi shëndetësor edhe nëpërmjet matjes së temperatures.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenjë klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

Lexo edhe :  Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca theksoi se duhet të vijojë masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit.

Gjithashtu siç është bërë me dije, nga komiteti teknik tashmë janë vlerësuar disa vende për karantinim, në rast se do të jetë e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zyrtare.

Të fundit

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Lajme të tjera

Web TV