test

Kompensim i veçantë, pronarët që marrin 83 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë. Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat: Për 9  aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, për 3  aplikime ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 83’605’028 lekë, nga të cilat 17’002’403,40 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën  126’286’910 lekë.  Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

PRONARET E PAGUAR

PRONARET

 

Të fundit

Hitaj: Mendoni se do të detyroni Ramën të tërhiqet?

Gazetari Arbër Hitaj, gjatë debatit në emisionin Open në News24 e konsideroi të drejtë thirrjen e protestave nga opozita,...

Barazimi me Poloninë, Deschamps pas ndeshjes: Ekipi luajti mirë

Numri një i stolit të Francës, Deschamps u ndal për mediat, pas atij barazimi 1-1 ndaj Polonisë, takim ky i vlefshëm për Europianin. “Nuk jam...

Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit...

Depresioni tek gratë, nga simptomat te trajtimi

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo...

Ukrainasi rrëfen tmerrin nga kampet ruse: Më shkulën dhëmbët për qejf

Një ukrainas që u kap rob nga rusët ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në kampin ku qëndroi për muaj me rradhë derisa u...

Lajme të tjera

Web TV