Ja çfarë tregojnë nishanet për të ardhmen tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nishanet në fytyrë ose në trupin tuaj padyshim kanë një domethënie. Disa prej nesh kanë nishane të trashëguara ose nishane të cilat na identifikojnë. Por çfarë domethënie kanë nishanet do ta zbulojmë tani.

Nishani në mes të ballit

Nëse keni një nishan në mes të ballit, jeni natyrë rebele dhe një shpirt i lirë. Karakterizoheni nga një kreativitet i lindur, dhe jeni më produktivë kur punoni pa urdhëra. Përgjithësisht, drejtuesit tuaj e vlerësojnë qasjen e veçantë që keni ndaj gjërave. Megjithatë, jeni më të suksesshëm nëse punoni vetë, pa shefa. Ju i jepni vetë urdhëra vetes! Një të tillë nishan ka Margarita Xhepa.

Nishani sipër vetullës

Një nishan sipër vetullës është shenjë e një fati të mirë për një jetë të begatë, por do t’ju duhet të punoni më fort se të tjerët për ta fituar. Mund të siguroni aq shumë të ardhura, sa mund të shkaktoni lakmi tek njerëzit e t’i shtyni ata të ndërmarrin veprime për të vënë dorë mbi to. Kini kujdes; mund të duan t’ju mashtrojnë me skema për të fituar para lehtë. Mos kini besim tek të tjerët, ndiqni intuitën tuaj. Kurrë mos i lejoni të tjerët t’ju menaxhojnë financat. Një të tillë ka aktorja Angelina Jolie.

Nishani në vetull

Nishani në vetull është tregues i inteligjencës, kreativitetit dhe intuitës artistike. Talenti në artet mund t’ju sigurojë të ardhura, famë dhe sukses. Gjithashtu ky nishan është shenjë e fatit për një jetë të begatë, që mund t’ju vijë nëse ndiqni zemrën, jo teoritë për një jetë më të mirë. Suksesi është juaji; por duhet të tregoheni të guximshëm.

Nishani në mes të kurrizit të hundës

Ky nuk është një pozicion i mirë për një nishan. është tregues i një paqëndrueshmërie financiare, dhe një paaftësie për të menaxhuar shpenzimet. Mund të jeni i prirur ndaj lojërave të fatit; e keni të vështirë të ndaloni veten. Gjithashtu, mund të tregojë një prirje për të flirtuar me këdo, pavarësisht moshës apo gjinisë.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez pëson dëmtim të rëndë në fytyrë

Nishani tek maja e hundës

Një nishan tek maja e hundës mund të jetë tregues i problemeve seksuale, dhe jo vetëm. është një nishan që sipas Almanakut Kinez nënkupton fat jo të mirë, ndaj këshillohet që ta hiqni, përndryshe do të hasni probleme të shumëllojshme.

Nishani sipër buzës

Nishani sipër buzës është tregues i një fati të shkëlqyer. Jeni shumicën e kohës i rrethuar nga familjarë dhe do të keni shumë fëmijë e nipër në të ardhmen. Keni mbështetjen e të afërmve dhe do të ndiheni të përmbushur si financiarisht, ashtu edhe shpirtërisht. Një të tillë kanë Madonna, Mesila Doda, Xhemi Shehu e Jona Spahiu.

Nishani poshtë syrit

Nëse keni një nishan poshtë syrit, kujdesuni për fëmijët tuaj; marrëdhënia me ta nuk do të jetë e mirë. Ata mund t’ju sjellin shqetësime. Nuk keni shumë në dorë për ta ndryshuar këtë, përveçse të përdorni siç duhet tolerancën.

Nishani poshtë buzës

Një nishan poshtë buzës sugjeron një dobësi ndaj ushqimit, që mund t’ju sjellë shumë probleme më vonë. Mund t’ju shkaktohen alergji nga ushqime të ndryshme ose thjesht, hani pa masë. Një të tillë kanë Mariah Carey dhe Rachel McAdams.

Nishani në mjekër

Jeni njerëz në lëvizje të vazhdueshme, dhe gjithmonë në përpjekie për të rinovuar shtëpinë tuaj. Ju pëlqejnë vendet dhe gjërat e reja. Nuk ju pëlqen të rrini shumë gjatë në një vend. Ajo që ju shijon më tepër janë udhëtimet dhe aventurat. Keni një sy shumë zhbirilues!

Nishani në buzë

Duhet të jeni të kujdesshëm me të ngrënët, gjithashtu sa i përket jetës suaj seksuale. Këto mund të jenë 2 problemet tuaja më të mëdha. Keni prirjen për probleme me peshën, që mund t’ju shkaktojnë depresion. Ju e dashuroni romancën, ndonjëherë me më shumë se 1 njeri, por duke qenë se keni një moral të lartë, ndiheni në faj dhe kjo ju jep shumë stres.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV