Disa ithtarë të komunizmit që numëroheshin me gishtat e dorës kanë marrë pjesë ne përcjelljen e Nexhmije Hoxhës për në banesën e fundit. Gruaja e diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë dje në moshën 99 vjeçare.
Të pranishmit në ceremoni, disa familjarë dhe disa mbështetës të gjallë të komunizmit, e kanë mbuluar arkivolin me flamurin shqiptar dhe më pas janë nisur drejt varrezave të Sharrës në kryeqytet.
Nexhmija do të varroset pranë varrit të burrit të saj, Enver Hoxhës.
-I biri braktis Nexhmije Hoxhën, nuk i shkon në varrim
-Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës: “Jo! Unë nuk njoh zot…”