Një grua që punon si një udhërrëfyese e grupeve të turistëve në Japoni, pasi u testua për herë të dytë për koronavirus, rezultoi pozitive. Gruaja 40-vjeçare që jeton në Osaka rezultoi pozitive të mërkurën 26 shkurt pasi kishte dhimbje të fytit dhe gjoksit.
Gruaja ishte identifikuar pozitive në testin e parë dhe u kurua në spital, ajo u largua nga ambientet e spitalit pasi testi i kryer më 6 shkurt rezultoi negative ndaj koronavirusit.
“Për ata pacientë që janë trajtuar ndaj koronavirusit, ekziston mundësia e një rikthimi,” tha Zhan Qingyuan, një mjek nga Spitali i Miqësisë Kinë-Japoni , në 31 Janar, por kjo mbeti një teori deri ditën e mërkurë ku rasti i gruas 40-vjeçare ka ngritur në këmbë të gjithë shkencëtarët.
Pacientët nxirren nga spitali kur simptomat zhduken, temperatura kthehet në normalitet për të paktën tre ditë dhe dy teste të kryera pas 24 orëve janë negative. Antitrupat me efekte mbrojtëse zakonisht prodhohen pas një infeksioni.
Sidoqoftë, antitrupat mund të mos zgjasin aq gjatë dhe shërimi mund të jetë ende në rrezik të infeksionit. Atëherë nuk dihet për mutacionet e mundshme, shkruan Corriere Della Sera.
Duke pritur më shumë të dhëna rreth tyre, mund të mbështetemi vetëm në sjelljen e koronavirusëve të tjerë që ende qarkullojnë mes nesh dhe viruseve që na mbajnë të shoqëruara çdo vit, siç janë gripi sezonal dhe ftohja.
Ekspozimi ndaj koronaviruseve endemikë ekzistues prodhon imunitet më të gjatë se gripi, por nuk është imunitet i përhershëm. “Ka prova që njerëzit mund të kontraktojnë infeksionin me koronavirusët përsëri dhe se nuk ka imunitet të zgjatur”, thotë Susan Kline, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Minesota. Përshtati:Fjala.al