Reshjet e borës, Korça dhe zonat e Elbasanit shfaqin probleme në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e borës në qarkun e Korçës kanë filluar prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore ndërsa në qytet ka patur reshje shiu. Me pas reshjet e shiut kanë pasuar edhe me reshje bore në gjithë qarkun duke rikthyer temperaturat e ulëta në minus. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugor, gjatë mëngjesit ka patur probleme segmenti i Dardhës nga ku bora ka shkuar 5 deri në 20 cm.

Vetëm gjatë mëngjesit drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë ndërsa për sa i përket mesditës reshjet e borës kanë filluar intensivisht në gjithë qarkun. Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit në rrugët që sipas tyre paraqesin probleme ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës. Moti i keq që ka përfshirë vendin prej mëngjesit të së enjtes, ka shkaktuar probleme edhe në Qarkun e Elbasanit.

Në zonat malore të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Përrenjasit kanë rënë reshje të dendura dëbore. Në Elbasan janë zbardhur edhe njësitë administrative Gjinar dhe Zavalinës. Në Librazhd po ashtu ka pasur reshje të  dendura dëbore ku në Stëblevë trashësia ka arritur 30 cm. Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Reshje dëbore ka në Rrajcë e Sopot të Prrenjasit. Mungon energjia elektrike ne fshatrat e Librazhdit dhe Përrenjasit për shkak edhe te erës së fortë të natës së shkuar. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV