71-vjeçari mbyti gruan në liqen për të sjellë në shtëpi të dashurën e internetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani i 71-vjeçarit që vrasja e gruas së tij të dukej si incident shokoi mediat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Peter Rex Dansie i cili vrau bashkëshorten e tij Helen, për të krijuar një lidhje me një kineze që e kishte njohur në internet.

Australiani e kishte mbytur gruan e tij duke e shtyrë atë me gjithë karrocë në një liqen teksa ishin duke shëtitur në një park publik në Adelaide.

Ai kishte pritur derisa të errësohej dhe kur shumica e njerëzve ishin larguar për ta shtyrë në ujë gruan. Më pas ai kishte hyrë edhe vetë në ujë duke u përpjekur të dukej sikur po tentonte ta ndihmonte.

Por mbi versionin e tij u ngritën dyshime kur u zbulua se para se të hynte në ujë kishte lënë në makinë orën e dorës dhe portofolin, për të cilat gjykatësi i çështjes David Lovell tha se autori nuk donte t’i lagte.

67 vjeçarja Helen, ish-mikrobiologe lëvizte vetëm me karrocë invalidësh që kur pësoi një goditje cerebrale në vitet 1990-të.

Prokurorët thanë se Dansie nuk donte të kujdesej më për gruan e tij të sëmurë dhe bisedonte online me një grua në Kinë me të cilët kërkonte të kishte një lidhje.

Dansie kishte prerë biletat e avionit dhe një ditë para se ai të largohej policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti një valixhe të mbushur me kondomë, Viagra, lodra seksi dhe të brendshme grash.

“Kjo ishte një vrasje e ftohtë, e planifikuar, ju vratë gruan tuaj që duhet të kishte mbështetej të plotë”, tha gjykatësi para se ta dënonte me 25 vjet burg.

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV