Mesazhi prekës i vajzës që babai i vrau nënën: Dija mund të jenë mami jot dhe ti se di akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një grua u godit për vdekje me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi dhunën në shoqërinë shqiptare.  Dije Tasuni u vra nga bashkëshorti i saj, Rruzhdi Tasuni, brenda dyqanit që kishin në administrim në qytetin bregdetar.

Por një nga momentet më trishtuese ishte vajtimi i Santiljana Tasunit, vajzës së viktimës, kur mësoi për ngjarjen. Video u shpërnda në mediat online dhe rrjetet sociale, ndërkohë që Santiljana ka publikuar një mesazh që duhet lexuar.

Mesazhi

Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënës time fatkeqe, nënës time të mjerë. Nënës që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen.

Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua. Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente.

Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Lexo edhe :  GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më.

Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana.

Lidhja jashtëmartesore e burrit dyshohet se u bë shkak për masakrën e Durrësit!

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV