Ilir Meta: Anëtarët e grupit puçist në alert, është thirrur populli

Presidenti Ilir Meta konfirmoi se ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit për organizimin e 2 mars, ku ai ka thirrur një manifestim kundër asaj që e quan “grusht shteti” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

Meta tha se shpreson dhe ka kërkuar që në manifestim të ketë sa më pak policë të angazhuar pasi nuk do të jetë e nevojshme. Manifestimi do të jetë paqësor, garantoi Presidenti.

Sipas tij, të pranishëm do të jenë edhe shumë shtetas të huaj me banim në Tiranë.

Meta tha se anëtarët e grupit puçist janë të alarmuar pasi në shesh është thirrur populli.

“Nuk ka alert. Në alert janë të gjithë ata që janë pjesë e grupit puçist. Janë në alert sepse është thirrur populli”, tha Meta.