Qeveria britanike apel udhëtarëve: Shmangni protestën e 2 marsit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në faqen zyrtare të Britanisë së Madhe, në seksionin për udhëtarët britanikë është përditësuar informacioni që jepet për Shqipërinë. Britanikëve që planfikojnë të vizitojnë Tiranën këtë periudhë u është kërkuar që të tregohen të vëmendshëm dhe të shmangin protestën e 2 marsit.

Protesta është thirrur nga presidenti Ilir Meta kundër atij që e quan “grusht shteti” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Edhe pse nuk përmenden informacione për dhunë të mundshme gjatë protestës, qytetarëve britanikë u kërkohet që të qëndrojnë larg saj.

“Është mundësia e protestës politike që do zhvillohet në qendër të Tiranës, të hënën, 2 mars. Ju duhet të kontrolloni median lokale për informacionet e fundit, të mbeteni vigjilentë dhe të shmangni çdo demonstrim. Ndiqni këshillat e autoriteteve lokale”, shkruhet në faqen e Qeverisë Britanike.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë kërkoi dy ditë më parë nga qytetarët e saj në Shqipëri që të shmangin manifestimin e 2 marsit, pasi mund të regjistrohen edhe akte dhune.

Gjithsesi, nga Presidencia e Shqipërisë u është kërkuar qytetarëve që të protestojnë paqësisht dhe pa akte dhune.

Të fundit

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Lajme të tjera

Web TV