U shkatërruan në derbi nga Tirana, Partizani akuzon arbitrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundja me rezultatin 5-1 nga skuadra e Tiranës nuk është pritur aspak mirë në radhët e Partizanit, të cilët kanë akuzuar arbitrat për mungesë drejtësie.

Përmes një deklarate për shtyp, Partizani ka sulmuar arbitrat dhe protagonizmin e tyre në këtë rezultat.

Sipas “Demave” arbitri Juxhin Xhaja dhe ndihmësit e tij, u bënë një faktor përcaktues në rezultatin e derbit.

DEKLARATË PËR SHTYP

Një ndeshje derbi është detyrim të luhet me përqendrim, ndershmëri, dedikim maksimal ndaj fanellës, respekt ndaj kundërshtarit dhe sidomos spektatorëve. Këto janë kërkesa elementare për çdo individ që zbret në një stadium të tejmbushur. Ne u përpoqëm të plotësonim të gjitha detyrimet tona, por protagonizmi i theksuar i skuadrës së arbitrave dëmtoi në mënyrë të njëanshme mbarëvajtjen e një ndeshje që duhet të ishte model dhe në këtë aspekt. Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhershme ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.

Historia e gabimeve arbitrale këtë sezon nuk fillon dhe nuk mbaron me këtë ndeshje derbi dhe nuk i përket vetëm FK Partizanit, por kjo vijueshmëri gabimesh krijon hije të theksuara dyshimi për njëanshmërinë e trajtimit të episodeve kyçe në disfavor të ekipit tonë, duke na shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në renditje.

Ne si klub kemi këmbëngulur në vazhdimësi që gara sportive të jetë e drejtë dhe të vendoset në fushë nga lojtarët dhe jo nga një gjykim tejet tendencioz që përdor një metër të ndryshëm në varësi të ngjyrës së fanellës.

Lexo edhe :  “Skandal në ceremoninë e medaljeve, kampioni i Shqipërisë u quajt tradhtar”

Tendenciozitet që vërehet qartë që në minutat e para, me 11 metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshtarit për sjellje antisportive dhe vazhdon me 11 metërsha kundër plus karton i kuq në rastin më të parë…etj, etj. Të gjitha këto në mes të kryeqytetit, para 20 mijë spektatorëve dhe mijëra teleshikuesve!!!

Nëse një kastë pseudoprofesionistësh, marrin përsipër të vendosin fatin e një takimi, vetëm për shkak se kanë mundësinë të kenë bilbilin, atëherë duhet të marrim masa, të gjithë së bashku, institucionalisht apo ligjërisht.

FK Partizani para se të bëjë kritikë, ka bërë autokritikë sportive, por për të mirën e futbollit, kjo që ndodhi nuk duhet të mbyllet brenda 90 minutave të këtij derbi.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV