“A luhet derbi pa arbitër?”, Meta hedh akuza të rënda për drejtësinë në futboll

Gjatë fjalimit të tij në tubimin që është duke u mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për derbin e zhvilluar së fundmi midis Tiranës dhe Partizanit, ku bardheblutë fituan me rezultatin 5-1.

Akuzat ndaj vendimeve të arbitrit Juxhin Xhajas ishin të shumta, mirëpo edhe Meta ka hedhur akuza të rënda mbrëmjen e sotme ndaj tij.

Presidenti Meta ka thënë se arbitri i kësaj ndeshje ishte me skuadrën e Tiranës dhe sipas tij sfida e javës së kaluar nuk pati drejtësi.

“A mundet që derbi i fundit Tirana-Partizani të luhet pa arbitër?

A mundet qe një skuadër të marrë arbitrin me vete e t’i veshë fanellën e vetë?”-tha Ilir Meta./Fjala.al/