Alarmi nga koronavirusi, Presidenti i FIFA-s tregon a rrezikohet Euro 2020-a

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka alarmuar çdo person  në çdo cep të botës dhe përfshirë këtu edhe botën e sportit.

Madje është duke u aluduar se mundet që të anulohet edhe zhvillimi i Europianit të këtij viti, që është planifikuar për t’u zhvilluar në 12 qytete të kontinentit, ku përfshihet edhe ai i Romës.

Megjithatë situata në Itali është shumë delikate në tre nga rajonet më të mëdha të vendit që kanë shumë persona të prekur nga ky virus i rrezikshëm, si Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja të shpallura zonë e kuqe nga qeveria.

Megjithatë Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka deklaruar se nuk ndihet i shqetësuar, ndonëse qeveria e futbollit nuk injoron asnjë skenar.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale.”-tha ai./Fjala.al/

Të fundit

‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të...

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste...

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Lajme të tjera

Web TV