U zyrtarizua si trajneri i ri Kukësit, Shehi flet për titullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar Orges Shehin në postin e trajnerit të ri të skuadrës, pas shkarkimit nga detyra të Shpëtim Duros ditën e shtunë.

Shehi ka firmosur një kontratë me verilindorët deri në verën e vitit 2021, teksa u prezantua nga drejtori sportive Nderim Nexhipi dhe administratori i klubit Lavdrim Gjici.

Gjatë konferencës për shtyp Shehi pranoi se Kukësi për të është një vitrinë e rëndësishme, një skuadër e madhe:

“Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin”-u shpreh ai.

Sipas Shehit verilindorët i kanë të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion të këtij viti.

“Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni. Unë jam i bindur që mund të dalë kampion. Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë. Nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologjik prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në ndeshjet e fundit. Pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologjik. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët dhe këtë do ua them shpesh.

Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve. Nuk do i shohim kundërshtarët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologjik dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund”.-vijoi më tej ai.

Lexo edhe :  Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Ndërkohë rikujtojmë se Duro u shkarkua nga detyra e trajnerit të Kukësit pas barazimit 2 me 2 me Teutën në Durrës si dhe dy ndeshjeve të tjera ku u mund me rezultatin 2-1 nga Tirana dhe mori sërish barazim me Bylisin./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV