Çfarë po ndodh me Luka Modric?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imazhi i Luka Modric në Real Madrid është duke humbur zhurmshëm. Mesfushori kroat (34 vjeç) nuk është më i negociueshëm në skemat e Zidane dhe tani zë më rregullisht vendet e stolit të Madridit.

Pa vazhduar më tej, në “El Clasicon” e kaluar që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 2-0, numri 10 i Realit nuk ishte nga të zgjedhurit në formacionin fillestar duke nisur kështu dy duele të drejtpërdrejta kundër Barcelonës  në stol.

Në fakt, në Ligë, ai ka qenë pjesë e formacionit në 13 nga 26 ndeshjet e luajtura deri më tani, duke përfunduar 90 minuta në vetëm pesë prej tyre.

Në Kupën e Mbretit ai luajti vetëm 44 minuta, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte i pranishëm tre nga shtatë ndeshjet që skuadra ka luajtur raporton “El Mundo Deportivo”.

Figura e Beckham dhe MLS në horizont

Përveç të gjitha më lart, David Beckham është duke e kërkuar Modric te MLS. Një destinacion ekzotik që Modric mund ta shihte me sy të mirë pasi të mbaronte kontratën e tij me Real Madrid që skadon në vitin 2021.

Ish lojtari britanik, pronari i Inter Miami, është si ‘i çmendur’ për kapjen e yjeve të mëdhenj në futbollin evropian dhe për të përfituar sa më shumë nga karriera e tyre siç bëri në Los Angeles Galaxy tashmë në muzgun e karrierës së tij.

Ky opsion është shumë i mirë për Lukën në këtë fazë të karrierës së tij dhe që përshtatet dhe me planet e skuadrës së Beckham./Fjala.al/

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV