Matriarkati i shekullit 21, njihuni me ishullin e grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ja ku ndodhet vendi i fundit në Botë ku sistemi shoqëror është i organizuar rreth parimit të sundimit të gruas

The Guardian

Sistemi i fundit shoqëror, i organizuar rreth parimit të sundimit të gruas, mendohet se zhvillohet në një ishull të Baltikut. Anë Helenë Gjelstad ishte duke punuar për një projekt fotografik në ishullin e vogël të Estonisë, Kihnu, kur një nga fqinjët e ftoi në funeralin e një gruaje të vjetër. E veshur me të zezë, sikurse ia kërkonte zakoni, gratë përreth saj luteshin, mbanin zi dhe këndonin.

Ishte një nga momentet më emocionuese që kam përjetuar si fotografe. Mendoja se do të bëja një libër për artizanet, por krejt papritur do të bëhej fjalë për gratë e moshuara dhe kulturën e tyre”, – shprehet Gjelstad. Janë pikërisht fotografitë e realizuara nga funerali në fjalë dhe jo vetëm që na çojnë në atë çka mendohet të jetë matriarkia e fundit e Evropës.

Ishulli Kihnu është 7 km i gjatë dhe 3.3 km i gjerë, me pikën e tij më të lartë 8.9 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në pjesën lindore të Detit Baltik. Në të jetojnë rreth 300 banorë, shumica e tyre femra. Gratë e Kihnusë angazhohen jo vetëm brenda shtëpisë, ndërsa burrat kanë punuar historikisht larg strehëzës së tyre (gjueti ose peshkim), qoftë dhe jashtë ishullit. Arsyeja se përse zakonet e tyre nuk janë zhdukur ende, është e thjeshtë: ata janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

Banorët e këtij ishulli flasin në dialektin Kihnu Kiel, i cili është mjaft i pasur me fjalë që përshkruajnë motin, veçanërisht ndikimin e tij. Sa u takon veshjeve të tyre, janë tradicionale dhe mbartin ngjyra me simbolikë në vetvete (e kuqja-rini; bluja-mirësi). Kur një grua mbush 60 vjeç në Kihnu, fillon të përgatitet për varrosjen duke qepur veshjen e saj dhe doreza për burrat më të rinj që do të jenë pjesë e funeralit.

Është e vetëkuptueshme se në një shoqëri matriarkale, martesa dhe mëmësia kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Gratë që nuk martohen e kanë tepër të vështirë. “Ato nuk konsiderohen aq të vlefshme sa gratë e tjera”, – thotë Gjelstad. “Rëndësia e martesës kuptohet fare thjeshtë nga mënyra se si organizohet ceremonia martesore; përfshin tërë fshatin dhe zgjat plot tri ditë”, – shton ajo.

Lexo edhe :  A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar?

Regjisori estonez Mark Sosar ka bërë mjaft dokumentarë për ishullin në fjalë, duke u përqendruar në problemet sociale, ku duket se përfshihet edhe trashëgimia e alkoolizmit nga epoka e pushtimit sovjetik (alkooli përdorej dikur si një mjet për të shtypur banorët e okupuar).

“Njerëzit në ishull ndihen me të vërtetë të ekspozuar”, – thotë fotografja Anë Helenë Gjelstad në librin e saj, duke shtuar se pavarësisht kësaj, janë me të vërtetë mikpritës. Ajo rrëfen gjithashtu se si gratë i ofronin vazhdimisht bukë, birrë, si dhe verë të bërë nga manaferrat e rritura nëpër kopshtet e tyre. Një prej tyre është Tili Alma, e cila shfaqet në fotografi duke thurur në cepin e një dhome të zbehtë.

Fotoja e saj duket si e marrë në çdo pikë të historisë; nuk ka asnjë referencë për modernitetin. Si e tillë, inkurajon shikuesin të reflektojë mbi natyrën e punës së grave në të gjitha epokat. Një tjetër grua e fotografuar nga Gjelstad është Rilka An, e ulur në kuzhinë me një portret mjaft të trishtë.

Dhimbja i shoqëron nga hera gratë e ishullit Kihnu. Gjelstad i rikthehet në libër rrëfimit të Jarsumae Virve, së cilës sovjetët i pushkatuan nënën në oborrin e shtëpisë. Ajo që del në pah nga rrëfime të ngjashme është forca dhe rezistenca e grave të ishullit, përballë okupimit, izolimit dhe tragjedisë.

“Ato më pyesnin: ‘Pse doni të na fotografoni? Jemi të moshuara dhe të shëmtuara’. Unë u thosha se është bukur të jesh e moshuar, pavarësisht se të miat nuk më pëlqejnë në fotografi”, – thotë buzagaz Gjilstad, teksa pohon se ka qenë gjithmonë e interesuar për gratë e moshuara dhe tregimet e tyre.

Vitin e kaluar, ndërroi jetë pikërisht një grua e fotografuar nga Gjilstad, Tidu Mari. Ajo e bëri fotografen të premtonte se do t’ua jepte një kopje të librit të saj nipërve, në mënyrë që ata të kujtonin përmes portretit të fotografuar të gjyshes rrënjët dhe zakonet e të gjithë paraardhësve të tyre.

Të fundit

Prodhimi i armëve Made in Albania/ Kompanitë 10 vjet pa taksa nëse investojnë 25 mln euro

Qeveria merr hapin tjetër për të nxitur prodhimin e armëve ‘Made in Albania”.  Harton dhe hedh për konsultim publik...

‘US Travel Weekly’/Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë

Ekspertët e industrisë thonë se turistët që udhëtojnë në Evropë nga SHBA-ja po i bëjnë gjërat ndryshe këtë verë, duke i kushtuar vëmendje të...

Bëri foton ikonike të Tokës/ Astronauti i NASA-s humb jetën në një aksident me avion

Astronauti i Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të bëra në hapësirën e jashtme, ka vdekur në ...

Polarizimi politik në Evropë arrin nivelin e viteve të trazuara ’60 -’70

Të dielën mbahen zgjedhjet evropiane. Në to votohet e ardhmja, por shumë ende mendojnë për sulmin kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico , më 15 maj,...

Turizmi malor/ Rama: Do mbështesim ngritjen e bujtinave! Bankat do mundësojnë kredi

Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon turizmin malor.  Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe...

Lajme të tjera

Web TV