Të huajt i kap tmerri të vijnë në Shqipëri, zbulohet shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria paraqitet më keq sesa të gjithë vendet e tjera të rajonit sa i takon riskut që mund t’i kanoset një shtetasi të huaj që udhëton me destinacion vendin tonë.

Një indeks që mat “riskun në udhëtim” të rreth 180 vendeve dhe kryqëzon të dhëna nga Komsioni Europian, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetit, Baza Globale e Terrorizimit, Kombet e Bashkuara dhe Zyra për Drogën dhe Krimin në Kombet e Bashkuara e rendit vendin tonë të 70-in duke qëndruar dukshëm më poshtë sesa Maqedonia e Veriut në vendin e 41 apo Serbia në vendin e 40 apo Mali i Zi në vendin e 51 e Greqia në vendin e 47. Edhe Bosnja renditet në vendin e 61.

Sa i takon shkallëve të riskut ato janë pesë ku e para është asnjë risk, e dyta risk i moderuar, e treta risk domethënës ku klasifikohet dhe Shqipëria dhe dy risqet e tjera janë të rëndë dhe ekstrem.

Por cilët janë faktorët që merren në vlerësim. Në indeks Shqipëria rezulton me një total pikësh prej 59.7 nga 100 ku kjo e fundit tregon risk të moderuar. Sa më pak pikë aq më i lartë risku.

Lidhur me dhunën treguesi që regjistron Shqipëria është 59 nga 100, në transport risku është 61 nga 100 në shëndetësi 71 nga 100 dhe në katastrofa natyrore 23 nga 100.

Pikërisht risku i katastrofave natyrore është treguesi që ka dobësuar në total indeksin e riskut në udhëtim të Shqipërisë për vitin 2020.

Në këtë kontekst, rifreskimi i riskut lidhet me dy ngjarjet e fundit të fatkeqësisë natyrore siç ishin tërmetet në zonën e Durrësit dhe Tiranës në datat 21 shtator dhe 26 nëntor ku ky i fundit rezultoi fatal edhe në jetë njerëzish.Të marrë në analizë më vete risku domethënës nënvizohet për dy element. Së pari për tërmetet apo katastrofat natyrore dhe së dyti tek pjesa e shëndetit ku lidhur me riskun e nga HIV sërish nënvizohet se është domethënës.

Lexo edhe :  Shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat,merret i pandehur nga SPAK administratori i KESH

Aspektet më të sigurta që cilësohen si pa asnjë risk sipas indeksit janë ato të linjave ajrore në listën e zezë ku nuk ka asnjë, një sërë sëmundjesh të tilla si ethet e verdha, zika, kolera, apo instalimi i pjesës bazike të qendrave shëndetësore. Të gjitha këto nuk paraqesin asnjë rrezik sipas indeksit./Monitor/

Të fundit

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Kërkuan pamje filmike në KQZ/ Rama mesazh deputetëve: Mos ndiqni këtë rrugë

Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Rama ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV