Rama me familjen e prekur nga tërmeti në Maminas: Në 2020-n do bëni “Gëzuar” në shtëpi të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë,  kryeministri Edi Rama ishte në familje Baruti, në Maminas, e cila është akomoduar në shtëpi me qira, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë diskutimeve me familjarët, nuk munguan dhe batutat e kryeministrit Rama, i cili i kërkoi kryefamiljarit të mbajë mirë bashkëshorten, duke i thënë se po të mos ketë atë, ai do të ngjajë si një shtëpi pas tërmetit.

Ndër të tjera, Rama iu premtoi familjarëve se për vitin e ri 2020 do të bëjnë “Gëzuar” në shtëpinë e re.

Pjesë nga diskutimet:
Rama: Mbaje mirë këtë.
Burri: Ajo duhet të më mbajë mua.

Rama: Ore kjo të mban ty, se po s’të mbajti kjo e di si je ti, si ajo shtëpia pas tërmetit. Po të mos jenë gratë në Shqipëri, burrat flasin me vete. Duhet të falënderosh Zotin çdo ditë që e ke këtë.
Gruaja: Është i mirë, deri tani mirë kemi ecur.
Rama: E keni kolauduar marrëdhënien.
Gruaja: Kemi rritur shtatë fëmijë dhe shumë mirë.
Rama: T’iu rrojnë. Sa nipa e mbesa keni?
Gruaja: 15 nipa e mbeta, kemi dhe stërnip.
Rama: T’i keni me jetë se ajo është kryesorja. Shtëpitë bëhen prapë, me vështirësi, por bëhen. Angazhimi është se vitin e ri t’i mblidhni të gjithë te shtëpia e re dhe të bëni “Gëzuar”. Do fillojmë shpejt te këto shtëpitë individuale, që vitin e ri ta bëjnë aty gëzuar. Shtëpitë e reja do përballojnë shumë mirë erën, muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka “tërmet” në një dhomë, nuk dëgjohet te dhoma tjetër.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV