Koronavirusi/ Dekreti ekstrem, karantinohet veriu i Italisë, të paktën 10 mln njerëz do ‘kyçen’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veriu i Italisë do të mbyllet. Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë, ka firmosur një dekret ekstrem ku ndalon lëvizjen e qytetarëve në rajonin e Lombardisë dhe në 14 provinca të tjera. Masa është marrë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, nga i cili numri i të infektuarve ka arritur në 5883.

Në Lombardi dhe në provincat e Modena, Parma, Piacenza,Reggio Emilia, Rimini, Pesaro e Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli,Padova, Treviso dhe Venezia, do të ndalohet hyrja dhe dalja e banorëve. Lëvizja do të kryhet vetëm në rastet e emergjencave.

Por kufizimet nuk do të jenë vetëm për hyrje-daljet, por edhe brenda këtyre zonave do të kufizohet lëvizja e njerëzve.

Dekreti parashikon që autoritetet lokale të thërrasin për ndihmë edhe policinë e ushtrinë, nëse është e nevojshme, për të bërë të mundur zbatimin e masave.

Pub-et dhe disco-t do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa baret dhe restorantet do të vijojnë të hapura vetëm nëse stafi arrin të ruajë distancën prej të paktën 1 metër midis klientëve. Edhe për supermarketet funksionon i njëjti rregull, ku menaxherët duhet të shmangin krijimin e radhëve të njerëzve.

Shumë shkolla dhe universitete janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura.

Këto masa ekstreme do të jenë në zbatim deri më 3 prill.

Vetëm rajoni i Lombardisë ka të paktën 10 milionë banorë dhe të cilët do të preken në mënyrë drastike nga këto masa.

Të fundit

“Është e trishtueshme dhe tronditëse”, John Legend flet për gjendjen e Kanye West

John Legend ka folur në një intervistë të botuar të shtunën nga “London Time” për marrëdhënien e tij me...

Futbolli vlen më shumë se zgjedhjet! Komisionerët kërkojnë pushim: Luhet Vllaznia-Egnatia

Teksa po vijon procesi i numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, një rast i pazakontë pritet të ndodhë në Shkodër,...

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Lajme të tjera

Web TV