Rikthimi i ndeshjeve/ Ministri i Sportit: Seria A e papërgjegjshme, do ndërhyjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Italian i Sportit, Vinçenzo Spadafora ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat,ku e ka quajtur të papërgjegjshme Serinë A që vendosi të rifillojë ndeshjet, ndërkohë që vendi është në gjendje alarmi nga koronavirusi.

Ai ka akuzuar Ligën më të madh e të futbollit italian dhe presidentin e saj, Dal Pino  dhe ka shtuar se nëse ky kampionat nuk merr përgjegjësitë e veta, atëherë Ministria do ndërhyjë.

“Bota e futbollit dhe veçanërisht ajo e Serisë A ndihet e paprekshme nga virusi, a thua se duhet të vazhdojnë me patjetër pavarësisht çdo lloj kostoje. E di shumë mirë se ndeshjet janë një mundësi e mirë për tifozët, por situata këtu po zhvillohet orë pas ore. Kam marrë shumë mesazhe fyese dhe kërcënuese, gjithsesi mua më intereson vetëm shëndeti publik.

Liga nuk merr përgjegjësitë e saj. Presidenti Dal Pino gjithmonë i shmanget përgjegjësive. Mendoj se ky menaxhim nuk është në dijeni të seriozitetit të situatës. Mos po presin rastet e para dhe në Serinë A? Çfarë duhet t’i ndodhë më tepër vendit?

Nëse do na duhet të veprojmë sepse Liga dhe Federata nuk veprojnë, atëherë do ta bëjmë në orët në vazhdim. Do të presim deri të martën. Kam besim te Presidenti (i Federatës Italiane) Gravina,”-tha ai.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur në Itali numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 366, ndërsa numri i të prekurve mbi 6387./Fjala.al/

Të fundit

Lista Serbe, në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve lokale në veri

“Një litar shpëtimi”... apo “kemi humbur besimin te politikanët”. Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri...

Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit

Nga Odesa në samitin Ukrainë - Evropë Juglindore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, duke u shprehur i lumtur që...

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë një paralajmërim tronditës duke thënë se nënat britanike duhet të pranojnë që bijtë e tyre duhet të...

Del fotoja e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri, i shkroi nënës

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë persona – nëntë...

Deputeti demokrat: PD nuk na mbështeti në fillim për rinumërimin e votave

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij nuk e...

Lajme të tjera

Web TV