Koronavirusi mbërrin në Tiranën, Rama thërret mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia fqinje ka vendosur të marrë masa ekstreme duke venë në karantinë 16 milion njerëz , ndërsa në Greqi po ashtu janë shtuar masat ndaj përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para të infektuara me koronavirus. Bëhet fjalë për dy perona, babë e bir, të cilët kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale.

Sot kreu i shtetit Ilir Meta bëri një apel për institucionet që të jenë në gatishmëri, ndërsa disa kompani udhëtimesh i anuluan fluturimet për në Veri të Italisë, ku qeveria italiane ka marrë vendimin drastik për të futur në izolim rreth 16 milionë njerëz.

Qeveria do të mblidhet sot në një takim të jashtëzakonshëm për masat kundër koronavirusit. Takimi, i cili pritet të zhvillohet rreth orës 9:00, do të ketë në fokus masat e marra dhe raportimin e Ministrave përgjegjës para kryeministrit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka marrë masa për të parandaluar çdo lloj situate të mundshme dhe ka njoftuar një tjetër mblidhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë të Shëndetësisë.

Në vendin tonë ende nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus. Sipas njoftimit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë këtë të diel, në 59 persona të dyshuar si mbartës të COVID-19, laboratori i Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, nuk ka konfirmuar asnjë rast. Të gjithë personat që i janë nënshtruar testit, kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi në vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit.

Një nga pesë kompanitë e fluturimit me Italinë, ka anuluar të dielën fluturimet me Romën, Milanon dhe Bolonjën, si edhe fluturimet anasjelltas. Burime zyrtare nga aeroporti i Rinasit, bëjnë me dije për Top Channel, se anulimet janë bërë për arsye operacionale të kompanisë. Megjithatë, nga kompania ende nuk ka pasur një reagim zyrtar për arsyet që e çuan drejt anulimit të gjashtë fluturimeve.

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, këto janë edhe fluturimet e para të cilat anulohen nga vendi ynë drejt Italisë apo edhe anasjelltas. Ndërkaq në aeroportin e Rinasit, njësia e inspektimit shëndetësor, vijon me kontrollet e pasagjerëve që vijnë nga vendet të cilat kanë qytetarë të prekur me COVID-19, siç është Italia.

Në 24 orët e fundit, sipas Njësive Shëndetësore, në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë në total rreth 23 mijë udhëtarë, të cilat janë monitoruar për temperaturën.

Italia e Veriut në izolim

Këshilli i ministrave të Italisë mori masa më drastike për koronavirusin. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte firmosi gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve. Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirusi, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve.

Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje. Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane. Rajonet në fjalë janë të banuara nga rreth 15 milion banorë.

Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit, tha agjencia e mbrojtjes civile në Itali. Kjo e rrit numrin e të prekurve në 5,883 raste. 36 persona të tjerë vdiqën në rajon, duke e çuar në total numrin e të vdekurve 233.

Dekreti thotë ndër të tjera se duhet të “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve, përveç lëvizjeve të motivuara nga nevoja të punës ose situata emergjente”. Ata që kanë “simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë më të madhe se 37.5 ° C”, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet sociale.

Pushimi i zakonshëm i personelit shëndetësor dhe teknik, si dhe i “stafit, veprimtaritë e të cilit janë të domosdoshme për të menaxhuar aktivitetet e kërkuara nga njësitë e krizës të ngritura në nivelin rajonal” pezullohen.

Meta: Emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese

Presidenti Ilir Meta ka apeluar për masa urgjente për të parandaluar një situatë të mundshme me koronavirusin. Kreu i Shtetit shkruan se sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

Lexo edhe :  BIRN: SPAK zemërgjërë ndaj korrupsionit në zgjedhje

Meta thekson se është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike. Sipas tij, duhet vënë në dispozicion financimi i plotë, shumë më i madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjekësor të mobilizuar për përballimin e situatës;

Po kështu Meta kërkon angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjienës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.

“Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e koronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta. Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëherë Italia kishte vetëm 2 të prekur nga koronavirusi. Aktualisht situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

Duke vlerësuar:

– këtë situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale;

– faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;

–  rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi;

– shfaqjen e rasteve të koronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura;

– në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;

Apeloj:

Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike;

Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24;

Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjekësor të mobilizuar për përballimin e situatës;

Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjienës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.

Kosova merr masa, anulon fluturimet për në Italinë veriore

Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali. Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. “Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore – janë ndërprerë”, shkroi ministri Abdixhiku. Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t’u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus. Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë.

Shkon në 73 numri i të prekurve, Greqia shton masat 

Shkon në 73 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, një shifër që ka alarmuar qeverinë e vendit fqinj e cila ka thirrur një mbledhje urgjente për shtimin e masave.  Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.

Nga një grup që ishte kthye nga këta shtete, ka disa të prekur, shkruajnë mediat e huaja. Një i prekur 66 vjeç është në kujdes të vazhdueshëm shëndetësor  në qytetin e Patras në Peloponezin perëndimor. Për situatën, sot do të ketë edhe mbledhje të Këshillit Qeveritar, ku pritet që të merren masa për gjendjen.

Të fundit

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës

Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave...

“Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″…

Shfaqja televizive Simpsons ka qenë prej kohësh e lidhur me parashikimin në dukje të disa prej lajmeve më të mëdha në botë, duke përfshirë...

Vuçiç provokon vendet fqinje, presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka nisur vitin 2025 me provokime drejtuar Kosovës, Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinës. “Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën:...

Reçeli i konkave te pishes, embëlsia kuruese per shëndetin.

Reçeli i pishës është special, i njëtrajtshëm, tejet aromatik dhe i shijshëm. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes. Reçeli i pishës konsiderohet...

Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të përfundojë lufta në vitin 2025

“Duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike,” deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën e tij për shtyp në fund...

Lajme të tjera

Web TV