Ndeshje me dyer të mbyllura nga koronavirusi, Skënderbeu merr vendimin për biletat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Skënderebut ka vendosur që t’i mbajë të vlefshme biletat e takimit me Kukësin për ndeshjen e radhës të kampionatit pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit se ndeshjet e sotme do të luhen me dyer të mbyllura.

Ky njoftim i FSHF-së erdhi pas vendimit të qeverisë për anulim deri më 3 prill të çdo aktiviteti sportiv, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Skënderbeu ka bërë me dije se këto bileta do jenë të vlefshme për takimin e radhës.

“Si pasojë e situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi i javës së 26-të ndaj Kukësit të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Sqarojmë tifozët të cilët kanë blerë biletë për takimin e sotëm se bileta do të jetë e vlefshme për ndeshjen e radhës në kampionat! Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu”-thuhet në postimin e Skënderbeut./Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV