Zëvendësimi i orëve të mësimit, Shahini: Nxënësit do mësojnë nga shtëpia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka zbardhur disa detaje në lidhje me vendimin e qeverisë për anulimin e mësimit me dy javë në institucionet arsimore,për shkak të konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se mësimi do të vijojë nga shtëpia dhe se do krijohen klasa virtuale “klasa virtuale” në telefona dhe mësuesit do iu dërgojnë gjithçka nxënësve.

Sipas Shahinit kjo gjë do të ndodhë sepse nuk do të mund të zëvendësohen dot të gjitha orëve të mësimit, për shkak të humbjes së tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Arsyeja e mbylljes së shkollave është frenimi i përhapjes së virusit. Është parandaluese dhe frenuese. Nuk ka nevojë për panik. Fëmijët dhe të rinjtë nuk janë të rrezikuar por mbartës. Ndaj bëhet pezullimi për të mos u përhapur virusit.

Për shkak të humbjes së orëve të mësimit nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk do të zëvendësohen dot të gjitha orët e mësimit. Fëmijët do punojnë nga shtëpia. Materialet do ndahen në rrjetet sociale dhe do kalojnë nga drejtorët e shkollave tek mësuesit, të cilët do ia kalojnë prindërve dhe këta të fundit do ia përcjellin fëmijëve. Do përdoret edhe metoda e selfie video, kjo është një nga mënyrat. Nëse ka pyetje, mësuesi bën video dhe e dërgon nxënësve në grup. Do aplikohet që nesër. Do krijohen klasë virtuale. Nxënësit duhet të mësojnë në shtëpi. Kjo është masë ekstreme për ndalimin e përhapjes së virusit. Shkollat janë të mbyllura deri më 23 mars. Komunikimi me nxënësit duhet të bëhet përmes prindërve”, tha ministrja.

Ndërkaq, ajo tha se nuk do të shtyhet datat për provimet e maturës shtetërore dhe se gjimnazistëve do u dërgohen materiale udhëzuese.

Lexo edhe :  Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

“Besoj që do bëhet dezinfektimi. Po bashkëpunojmë me bashkitë. Për maturën shtetërore nuk do shtyhet data. Do jetë e vështirë për maturantët që aplikojnë për universitet. Do mundohemi t’ia dërgojmë materialet që të punojnë nga shtëpia. Nëse i përcjellin udhëzimet tona do jenë më të përgatitur për shkak të botimit të pyetjeve. Linku do publikohet tani në faqen zyrtare në Ministrisë së Arsimit për udhëzimet”, -iu shpreh Besa Shahini./Fjala.al/

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV