Ekskluzive/ Banorët në ankth, Fjala zbulon barin e të prekurve me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alessia Selimi

Kanë kaluar plot 18 orë nga publikimi i lajmit se janë identifikuar dy personat e parë të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Ata janë babë e bir; V.K (54 vjeç) P.K (28 vjeç). Sikurse u raportua më herët, ka qenë ky i fundit që ka infektuar të atin, pasi u kthye nga Firence (Itali), më datë 26 shkurt, përmes pikës doganore të Muriqanit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se babë e bir gëzojnë gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Ndërkohë, ndihet një klimë mjaft e turbullt, e nderë. Qytetarët janë të trembur, sidomos pasi u konstatua se ata gëzojnë disa biznese në kryeqytet; një lokal mbrapa hotel “Diplomat”, një bilardo, si dhe një lavazh, në zonën e Tiranës së Re.

Duke mos përjashtuar se babë e bir mund të kenë pasur kontakte rastësore me persona të tjerë, “Fjala” ka vendosur të shkelë aty ku mendohet të jetë vatra e koronavirusit në Shqipëri. Lokalet janë të hapura në rrugën “Irfan Tomini”, ndonëse nuk ka gjurmë klientësh, ashtu sikurse edhe shenja kalimtarësh.

Ata që pikasen lehtësisht janë punonjësit e Bashkisë Tiranë. Rreth 5-6 të tillë, të cilët kanë krijuar një rreth të ngushtë në njërin trotuar, shihen duke diskutuar. Nuk janë të qetë, dhe kjo u lexohet lehtësisht në fytyrë. Njëri prej tyre thotë se janë në pritje të punonjësve të Inspektoriatit të Shëndetit Publik. Më tej, shprehet se kolegët e tij ndodhen në terren për të mbikëqyrur, duke shtuar se inspektorët priten të kryejnë ekzaminime, si dhe kampione, pikërisht në lokalet që ndodhen në pronësi të V.K dhe P.K.  “Ne jemi këtu vetëm për të parë se çfarë po ndodh rreth e rrotull. Nuk u jemi drejtuar qytetarëve, pasi nuk jemi ende në dijeni për rrezikshmërinë e rastit. Por, mund të them se jemi në pritje të inspektorëve të Shëndetit Publik. U takon atyre të ekzaminojnë, të kryejnë kampione. Vetëm kur të kemi një përgjigje konkrete do të mund të vendosemi në lëvizje”-shprehet punonjësi i Bashkisë Tiranë.

Lexo edhe :  Blerja e votave/ SPAK merr në pyetje deputetin e PD, çfarë zbuluan hetimet

Nisur nga ky pohim, i drejtohemi njërit lokal të të prekurve, brenda të cilit ndodhet një burrë në moshë dhe dy të rinj, prej të cilëve njëri rezulton të jetë punonjës dhe tjetri qiraxhi.  Lokali ishte ende hapur kur fotografja e gazetës “Fjala”, Jona Kazani, u përfshi në një debat të padëshiruar me to. Shkak, një fotografi e shkrepur në çast, për të treguar pikërisht ambientin në fjalë. Tek ta mbizotëron shqetësimi, frika për të ardhmen. “Na lini të qetë! E kuptoni që po dhunoni të drejtat tona!”-revoltohet burri në moshë.

Kur i pyesim nëse janë takuar me V. K apo P.K, marrim përgjigje paksa të stepur. Njëri prej të rinjve thotë se e ka takuar P.K përpara një jave, veçse nuk preferon të shtjellohet më tej.

“E takova ekzaktësisht para 7 ditëve dhe më tha se ishte me temperaturë. Ç’ironi! Ta mendosh që unë guxova të bëja humor me situatën, duke i thënë se mos ndoshta vallë është prekur nga koronavirusi”- shprehet ndërkohë një kalimtar.

Duke shkëmbyer çelësat e lokalit, duket se dy të rinjtë kanë vendosur ta mbyllin. Ndërkohë, kanë mbërritur inspektorët e Shëndetit Publik. Dy prej tyre mbajnë veshur jelekë fosforeshentë, ndërsa me maska dallohet një specialist, i cili po dezifekton pikërisht lokalin në pronësi të të prekurve, si në ambientet e jashtme ashtu dhe të brendshme.

/Fjala.al

Të fundit

Nuk ka fitues në “Allianz Arena”, Bayern nuk ruan avantazhin ndaj Realit

Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në...

“Më ka treguar se…”/ Çfarë sekreti di Egla për Heidin dhe Romen?

Pak para spektaklit të mbrëmjes së sotme, në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur diskutimet. Teksa Egla ka qëndruar me Julin në oborr kanë biseduar...

Zelenskyy merr vendimin drastik: Ja kur do t’i bashkohemi NATO-s!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë të martë se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës...

Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor ndryshe nga Serbia, Maqedonia...

KUJDES! Dogana e Përgjithshme kalon online pesë shërbime të rëndësishme

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme. Aplikimi online për pajisjen me dokumenta të caktuara...

Lajme të tjera

Web TV