Adoleshentë dhe studentë angazhohuni, ja çfarë mund të bëni këto dy javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa këshilla për adoleshentet dhe të rinjtë në këto momente të mbylljes së shkollave dhe gjendjes së krijuar për shkak të panikut dhe kufizimit të veprimeve të tyre.

1- Shmang daljet në lokale pas mbylljes së shkollave dhe universiteteve,merre seriozisht situatën, sepse virusi prek çdo moshë e mos i besoni shprehjeve që prek më tepër të moshuarit, nuk është e vërtet, thjesht imuniteti i tyre është me i dobët dhe kjo i bën vunerabel, ama mbartës fort mirë mund të jetë një i ri apo çdo moshë e cila e transmeton virusin tek familjarët dhe miqtë

2- Pranoni që jeta juaj ka ndryshuar e duhet të përshtateni me ndryshimet, ndryshe ktheheni në rrezik imediat për përhapjen e sëmundjes.

3-Zhvilloni kurse private On- line si psh; kurse muzike, sepse ju sjellin sado pak në humor dhe ky element ka shumë rëndësi për periudhën që po kalon e tërë shoqëria.

4- Lexoni libra që ju tërheqin dhe ju bëjnë për vete.

5- Shkruaj poezi, prozë ose pse jo dhe historinë që po kalon vendi yt prej shtatorit të vitit të shkuar me tërmetet dhe tani me Coronavirus.

6- Nëse ke ankth e panik mund të kërkosh këshilla nga Psikolog On – line dhe ky element ju përmirëson ndjeshëm gjendjen e brendshme

7- Mbështeti prindërit që vazhdojnë të jenë në marrëdhënie pune këto ditë,me ndihmë në familje  nëse keni vëllezër apo motra më të vegjël , si dhe jepu atyre qetësi jo stres me largimet tuaja nga shtëpia për në kafe me shokët e klasës ose universitetit sepse nuk është momenti i duhur për shoqërime të asnjë lloji.

8-Merru me pikturë ose arte artizanale të ndryshme me mjetet rrethanore

Lexo edhe :  Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

9- Shpik aplikacione në ndihmë të shoqërisë që është në panik për shkak të frikës ndaj CoronaVirus

10-Guxo e shkruaj këshilla dhe ndaj me të tjerët ditën dhe aktivitetin tënd në rrjetet sociale,

11-Behu model i mirë duke shpërndarë video me mesazhe sensibilizuese se si një i ri duhet të mbrohet e të zbatojë me përpikëmeri këshillat e dëgjuara nga specialistët e shëndetit publik ose mjekët infeksionistë që njohin rrezikshmërinë e virusit dhe përhapjes së tij.

Ps – Të gjithë duhet të jeni përgjegjës për veprimet tuaja.

Një veprim i papërgjegjshëm mund të bëhet burim i humbjes së jetëve njerëzore në familje ose rrethet miqësore.

Koha për reflektim!

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV