“Armiku” erdhi, në sulm për miell, vaj e sheqer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Gjylja e madhe plasi. Po po, plasi!

E kishim menaxhuar panikun hipotetik në mënyrë të mrekullueshëm, për sa kohë lajmet për përhapjen e një epidemie që po kthehej në pandemi, nuk e kishin kaluar gardhin e fshatit tonë. Por, sapo ‘armiku’ i padukshëm e kaloi pragun, u ndjemë të terrorizuar dhe bëmë gjithfarë aktesh aspak burrërore, por gjithsesi njerëzore! Ndërsa dëshmitarë për të gjitha këto u bënë objektivët e celularëve që fiksuan dhjetëra skena për të qarë e për të qeshur njëkohësisht.

Ne si popull rezistuam mjaft mirë ndaj virusit të pashembullt “Covid-19”. Si mbylli disa milionë kinezë në shtëpi e karantina, virusi përlau Italinë, Greqinë, bëri një xhiro andej nga Gjermania, zbritinë Francë e Spanjë… shkurt në tërë Evropën. Edhe ushtria e tmerrshme mongole e Xhenghis Khanit nuk e kishte bërë dot një reprezalje të tillë. Mirëpo, këndej nga nahija jonë, jo e jo. Shqipëria rezultonte e pastër si kristali, aq sa habiti dhe vetë shefin e madh të OBSH-së, që shëtiti rrugëve të Tiranës i çliruar nga maska që duhej të mbante mbi hundë. Kishte një mister në këtë mes, që ca e ca e lidhnin me racën e fortë të shqiptarëve, meqë në kohë kishim përdorur fort hudhra Ndroqi, qepë Bozhigradi e raki Klosi. Por një mesnatë marsi, atëherë kur se prisnim- ashtu si dhe tërmeti i nëntorit në orës 4 pas mesnate, – u përhap lajmi se koronavirusi kishte çarë ’embargon’ dhe kishte mbërritur në tokën e shqiponjave. Madje-madje, në bash të vendit, në Tiranë!

Mëngjesi e zuri qeverinë në një mbledhje për të marrë masat emergjente. Nxënësit u lanë dy javë pushim, dhe një nga këshillat më të vlefshme ishte; të mos kishte grumbullime të paligjshme, se virusi kalonte nga njëri tek tjetri e si dihet ku përfundonte. Domethënë teatrot pushuan së funksionuari, autobusët filluan të bënin xhiro vetëm me fatorinon brenda, ndërsa mundësia më e mirë për ta mbajtur rrezikun larg do ishte vetëkarantinimi. Domethënë vetizolimi!

Lexo edhe :  Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Ne po, dihet, për pjesën e vetizolimit ia kemi marrë dorën…

Mungonin veç sirenat e alarmit, ato që paralajmëronin për sulmet ajrore nga armiku. Por dhe pa to, shqiptarët u treguan të gatshëm të merrnin masa. Për karantinën dyjavore u duhej një thes me miell, sheqer e kripë, por dhe ca mallra gjysmë të gatshme në formë konservash. Me paratë“cash” që kishin nëpër xhepa, apo me “overdrafte” të marra shpejt e shpejt në banka, markatat e lagjeve u boshatisën sikur t’u kishte rënë bomba. Me pak shans, po të shkoje për psonisje pas orarit zyrtar të punës nëpër rafte dotë mund të gjeje ndonjë patatinë apo çokollatë afër skadencës. Ushqimet e shportës, tanimë, janë bërë stivë nëpër dhomat e gjumit. Për më shumë se kaq, të tjerët iu drejtuan me fuoristrada që kanë bagazh të madh dhe furgonë, qendrave të mëdha tregtare në periferi të kryeqytetit.

Epo dy javë më parë kishim qeshur me frikën e italianëve, të cilët ashtu si ne sot, iu turrën markatave me kuç e me maç dhe u furnizuan për të kaluar dimrin këmbëkryq pranë zjarrit.

Në fakt nuk është fort për të qeshur, sepse paniku e fobia janë pjesë e qenies njerëzore. Edhe trimëria e madhe me një ‘armik’ të tillë nuk bën punë. Por thjesht, ka një protokoll të bërë publik nga OBSH-ja e organizata të tjera shëndetësore, të cilave po t’u përmbahemi me rigorozitet do t’ia dalim se s’bën. Dhe kjo nuk është se ka të bëjë shumë me rritjen e moralit. Ajo që do të rrisëmë shumë moralin, mendoj unë, është kjo që do të them më pas. “Covid-19”-ta nuk qenka rezistente ndaj temperaturave të larta. Ndaj thuhet që nga pranvera do ta “shporrim dushmanin”. Veç na duhen dhe nja 30 ditë, sa të nxehet moti dhe koronavirusi do të na duket veç si ëndërr e keqe!/Fjala.al

Të fundit

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Lajme të tjera

Web TV