2010 – Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet territorin e Kosovës me epiqendër në jugperëndim të Istogut. Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndje deri në kryeqytetin e Bullgarisë.
2003 – U nda nga jeta Abas Ermenji, politikan dhe historian shqiptar.
1957- Lindi Osama Bin Laden, terroristi u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011 ne Pakistan
1920 – Gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga Venizelos, asokohe kryeministër i Greqisë, u vendos që të pushtohet zyrtarisht Stambolli dhe të arrestohen pararojat e Forcave Kombëtare Turke.
1945 – Bombardimi i Tokios. Kryeqyteti i Japonisë u sulmua me bomba me napalm nga 344 avionë bombardues, tip “B-29”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.