Koronavirusi/ Shehu udhëzon: Të vihet në lëvizje mjeku i familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu deklaroi se duhet vënë në lëvizje mjeku i familjes, pasi telefonatat tek 127 do të shkaktojnë një kolaps.

Shehu u shpreh se duhen përgatitur spitalet rajonale për të pritur të paktën 25-30 të infektuar secili.

Një tjetër problem që ngriti Tritan Shehu është edhe karantinimi. Sipas tij në kushtet e Shqipërisë duhet karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me një të infektuar.

Për mua është shumë e gabuar kjo që është thënë që të gjithë që kanë shqetësim të marrin 127. Kjo është vetëm amulli. Këtu duhet vënë në lojë mjeku i kujdesit parësor. Mjeku i kujdesit parësor duhet të rrijë me telefon në dorë.

Kështu ndodh në gjithë botën e qytetëruar. Mjeku i familjes bën vlerësimin e parë. Por ne kemi një boshllëk të madh tek mjeku i familjes. 127 edhe nga mbingarkesa do të bëjë kolaps, po nuk u vu në lëvizje mjeku i familjes.

Hallka tjetër është hallka spitalore. Të sëmurët me komplikacione shkojnë në terapi intensive, të tjerat shkojnë tek klinikat e infektivit. Këta bazohen tek klinikat infektive të Tiranës. Unë nuk jam dakord me këtë gjë.

Koncentrimi i të sëmurëve sa më shumë në Tiranë është i dëmshëm dhe do fusë në kolaps Tiranën dhe nuk do ti përgjigjet realitetit. Duhet bërë restaurimi i spitaleve infektivëve në 12 qarqe. Të bëhen gati për të mbajtur 25-30 të sëmurë. Unë nuk e di sa të sëmurë do të dalin. Askush nuk e di! Duhet të përgatitemi për variantin më të keq, po u përgatitëm për variantin më të keq i bëjmë ballë me shumë qetësi.

Problemi i tretë është karantinimi. Unë nuk jam për karantinën vullnetare për atë që kanë kontakt të afërt me të kontaminuarit. Unë jam për karantinën e detyruar për ata që janë në kontakt” deklaroi Shehu i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora

Lexo edhe :  Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

 

Të fundit

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Lajme të tjera

Web TV