Krijimi i Gjykatës së Lartë juridikisht nuk mund të bllokohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela ekskluzivisht për Fjala.al

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka qenë një mangësi, e cila ka krijuar përshtjellim dhe  vonesë  në çështjet gjyqësore të të dy shkallëve të gjykimit. Në këto çaste historike do të ishte e kuptueshme që me një pushtet gjyqësor krejtësisht të korruptuar; me eleminimin e gjyqtarëve nga shkalla e parë e deri në Gjykatën e Lartë si pasojë e vetingut, është normale që do të krijohen vonesa në proceset gjyqësore të të gjitha shkallëve. Ajo që ra në sy veçanërisht, ishte fakti që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë rezultuan në 99 për qind të tyre të korruptuara. Eleminimi i tyre me anë të vetingut është risi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar. Na duhet të theksojmë se, kriza e shtetit shqiptar, në 100 vjet ka qenë krizë në dhënien e drejtësisë, prandaj çdo sakrificë për krijimin e dhënies së drejtësisë në pushtetin gjyqësor do të ishte e pranueshme. Në këto çaste, koha e solli që Këshilli i Lartë Gjyqësor i përzgjodhi 3 anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë, por na duhet të theksojmë që ndërkohë numri, ende i pranuar për trupën e Gjykatës së Lartë, duhet të jetë 19 anëtarë. Sipas ligjit të ri numurin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë duhet ta përcaktojë Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendim; por, ka edhe kushtin që ndërkohë duhet të ketë miratuar edhe hartën e pushtetit gjyqësor: gjykatat e shkallës parë ku do të jenë; ato të shkallës së dytë, dhe anëtarësia e tyre. Pas kësaj, duhet të vijë emërimi i numrit real të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjithsesi, deri sa të dalë harta specifike e gjyqësorit, numri do të mbesë 19 anëtarë. Mbas emërimit të treshes, të dalë rishtazi në këto ditë, gjykata do të përbëhet nga katër anëtarë, por kam mendimin që procesi do të vijojë. Pyetja që ngrihet këtu, duke u nisur nga konflikti që ka pushteti gjyqësor me Presidentin aktual është kjo: A mund të pritet një konflikt i ri me Presidentin e vendit për formimin e Gjykatës së Lartë?

Për formimin e Gjykatës së Lartë, ligji i ka marrë masat kundër fenomentit Meta, sepse ky nuk është një fenomen i ri në Shqipëri. Kur presidenti i një shteti nuk është statist, ai bëhet pengesë për ecurinë normale të këtij shteti; dhe imagjinoni kur ky president është edhe i dyshuar për korrupsion. Kjo është gjendja e Shqipërisë ndaj së cilës është vënë masa zhbllokuese në kushtetutën aktuale dhe në ligjin organik që strukturon pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

Lexo edhe :  A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Ajo që bie shumë në sy në këto momente është që, me veprimet antishtet të Presidentit Ilir Meta është bashkuar gjithë korrupsioni shqiptar, i cili pret me ankth shkatërrimin e Reformës në Drejtësi. Por, a mund ta bëjnë?

E kanë pamundësi absolute, sepse Reforma në Drejtësi drejtohet nga elita e strukturës ndërkombëtare dhe, shqiptarët, të gjithë po presin prej saj, dhe, në funksion të kësaj risie vetë politika amerikane iu është zotuar shqiptarëve disa herë botërisht që do t’iu përfundojë Reformën në Drejtësi.

Të gjithë pushtetarët e lartë shqiptarë që kanë qenë dhe janë, duhet ta kenë të qartë se asnjë prej tyre nuk do të shpëtojë dot pa dorëzuar pronat. Kush nuk e kupton që kjo është një aksiomë historike, gabohet, dhe e rëndon veten edhe më shumë. Ndërkohë, duhet theksuar se, të gjithë bashkë, të korruptuarit kanë një hall dhe një bashkim: frenimin e Reformës në Drejtësi. Në këto momente pritet edhe një sinjal nga Komisioni i Venecias, por palët po heshtin.

Po, pse po heshtin palët për vendimin që mund të japë Komisioni i Venecias?

Sepse, në draftin paraprak, i cili nuk ka ndonjë vlerë të madhe juridike kuptohet që, Venecia i ka goditur të dyja palët: edhe Metën edhe korrupsionin në përgjithësi; sepse Metës ai Komision kuptohet se ia ka hequr të drejtën e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

Korrupsoni shqiptar ka dashur ta marrë Gjykatën Kushtetuese, sepse nëpërmjet saj ai kërkon të zhvleftësojë të gjitha ligjet e Reformës në Drejtësi, por ndërkombëtarët që e kanë ditur mirë këtë motiv i kanë marrë masat qetësisht dhe tani po qeshin.

Ashtu sikurse kanë ecur ngjarjet dhe çështjet juridike dhe ato të reformës antikorrupsion në qarqet e larta të politikës, më duhet të theksoj se korrupsioni shqiptar i të gjithë kaheve: në drejtësi, në shtet dhe në politikë, nuk ka shpëtim.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV