S’ka më takime në burgje, të dënuarit videocall me familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të shmangur kontaktin fizik, takimet e të burgosurve me familjarët do të zëvendësohen me videocall dhe telefonata.

Pas evidentimit të rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, kjo është një nga masat e marra në kuadër të planit të veprimit të ndërmarrë në ambientet e burgjeve.

Këshilltari i ministrisë së drejtësisë për burgjet, Edis Ibrahimi, në një prononcim në media, shpjegoi se si do të zhvillohet ky komunikim teksa shtoi se për të parandaluar virusin do të reduktohen edhe takimet e të burgosurve.

Do merren masa që të limitohen takimet me familjarët sa është e mundur, por për ti paraprirë kësaj dhe për ti mos pezulluar takimet me familjen janë marrë masa për të shtuar dhe ndryshuar orarin e veprimeve për kryerjen e telefonatave që mund të bëjnë me familjarët e tyre.

Duke rritur edhe numrin e telefonatave për të cilën atyre u takon. Do të jetë edhe mundësia e kontaktit dhe komunikimit të këtyre të dënuarve me familjarët e tyre nëpërmjet videocall ose komunikimit me skype.

Pra do të mundësohet që në çdo IEVP do instalohen disa kompjuterë me këtë program të instaluar dhe do të bëhet e mundur komunikimi dhe me video me familjarët e tyre.” – u shpreh këshilltari i Ministrisë së Drejtësisë Edis Ibrahimi.

Gjithashtu Ibrahimi shtoi se të dënuarit që hynë për herë të parë në qelitë e paraburgimit dhe burgut gjatë kësaj periudhe do duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë krahas kontrollit të detajuar që do tu nënshtrohen.

Të dënuarit e rinj dhe të paraburgosurit që vijnë për herë të parë në institucion ata do ti nënshtrohen një kontrolli më të detajuar si nga ana shëndetësore por edhe nga verifikimi i historikut që këta mund të kenë pasur nga kontaktet me personat që mund të kenë ardhur nga zonat e nxehta të Italisë por edhe nëse vet ato kanë qenë vetë në këto zona.

Këta edhe do të vetëkarantinohen por është edhe një procedurë e brendshme e institucioneve të IEVP që kur një i ri hy në institucion ai vendoset në një ambient observimi për 10 ditë por që në me urdhër të ministrisë ky observim të jetë 14 ditë siç e parashikon dhe OBSH”- u shpreh këshilltari i ministrisë së drejtësisë Edis Ibrahimi.

Të fundit

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët...

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku...

Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Lajme të tjera

Web TV