E rëndë në Durrës/ 75-vjeçarja me koronavirus dyshohet se ka infektuar 30 mjekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

75-vjeçarja, e cila po kurohej në qytetin e Durrësit për koronavirus, dyshohet se mund të ketë infektuar 30 mjekë dhe infermierë, por edhe pacientë të tjerë.

E moshuara ishte shtruar në Spitalin e Durrësit që prej datës 3 mars pasi kishte probleme të rënda me rrugët respiratorë. Gruaja kishte udhëtuar nga Bolonja, kishte zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas drejt qytetit të Durrësit, por këtë fakt ajo ia kishte mbajtur të fshehtë mjekëve.

Pas 3 ditësh qëndrimi në Shqipëri e moshuara ishte ndjerë keq dhe kishte shkuar në spital për të marrë kurimin për pneumoni, por pas një jave gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Që prej momentit që e moshuara është paraqitur në ambientet e spitalit asaj i kanë shërbyer rreth 30 mjekë dhe infermierë. Vetëm ditën e djeshme analiza e bërë nga ISHP-ja tregoi që e moshuara ishte pozitive ndaj koronavirusit, Covid-19. Aktualisht e moshuara ndodhet e izoluar në reanimacion.

Por pas konfirmimit pozitiv të gruas, të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë pasur kontakt me të janë duke pritur në ankth përgjigjen e rezultateve. Ndërkohë që e moshuara është vizituar edhe nga shumë familjarë të saj, raporton “BW”.

Të fundit

Asnjë luhajte për euron dhe paundin, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 14 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8...

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi...

Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive. Duke cituar...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Lajme të tjera

Web TV