Frika nga koronavirusi/ Kili fut në karantinë Sanches e Vidal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënimi i 4,291 viktimave dhe regjistrimi i 119,476 të prekurve nga koronavirusi ka bërë që në shumë vende të merren masa ekstreme. Vende të  Amerikës së Jugut nuk kursejnë as yjet e futbollit evropian kur bëhet fjalë për sigurinë nga kjo çështje.

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal do të futen në karantinë menjëherë sapo të zbarkojnë në Kili në kuadër të ndeshjeve eliminatore që Kombëtarja e tyre do të zhvillojë për kualifikueset e Botërorit, më 26 mars do të luajnë kundër Uruguait.

Ky lajm është bërë publik nga Ministri i Shëndetësisë, Santa Jaime Manilich, i cili ka theksuar se nuk do të bëhet asnjë përjashtim në lidhje me masat ndaj virusit vdekjeprurës.

“Nuk bëjmë asnjë përjashtim në bazë të profesioneve, askush nuk është imun ndaj virusit. Nuk do të ti lëmë të lirë lojtarët gjatë periudhës së grumbullimit, do të izolohen individualisht ose kolektivisht në ambientit e përfaqësueses”, -u shpreh ndër të tjera ai.

Emër tjetër i botës së futbollit që luan për këtë përfaqësuese që mund të futet në karantinë është edhe mesfushori i Bolonjës, Gary Medel./Fjala.al/

Të fundit

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Lajme të tjera

Web TV