Koronavirusi/ Rrëfehet nga karantina avokatja shqiptare: Mos përsërisni gabimin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avokate italiane me origjinë shqiptare me inicialet I. Xh., e rritur dhe e diplomuar në Breshia është izoluar në shtëpi. Qyteti ku ajo jeton bën pjesë në zonën e kuqë të Italisë dhe ajo ndërkohë që është e izoluar me gjithë familjen e saj, i ka nisur një letër nipave të saj në Shqipëri.

“Ju mund të mos vuani simptoma e të mos vdisni nga koronavirusi por nëse nuk ndryshoni për ca kohë mënyrën e jetesës, mund të bëheni shkak për sëmundjen dhe vdekjen e dikujt tjetër më të dobët se ju” – është thelbi i mesazhit të saj.

Letra e plotë

Po ju shkruaj nje mesazh te gjate e te detajuar sepse ju dua shume e shpresoj qe te me degjoni.

Prej javesh Italia dhe sidomos rajoni ku banoj une eshte prekur nga nje virus, sic edhe kemi folur me pare.

Para disa ditesh Gezimi me pyeti si ishte gjendja e virusit dhe une u pergjigja qe ishte grip si gjithe te tjeret!

Kjo rezultoi qe nuk eshte e vertete, por ky ishte informacioni qe kisha deri ne ate moment.

Menyra si u perhap virusi tregon qe eshte shume ngjites, gjithashtu shkakton komplikacione, sidomos te personat ne moshe te thyer dhe tek ata qe kane probleme te tjera shendetesore.

Çfare ndodhi nderkohe qe ne nuk u shqetesuam limisht nga virusi?

Ndodhi qe vazhduam jeten normalisht, duke mos e kuptuar qe, sa here qe shkonim ne supermarket, ne pazar, neper qendra tregtare, sa herë uleshim nëpër baret e restorantet që gëlonin nga njerëzit ia ngjisnim njëri-tjetrit keq e më keq.

Kështu, edhe pse, vërtet, shumica e kalojnë pa simptoma, për shkak të këtyre kontakteve të vazhdueshme, që ne nuk patëm largpamësinë t’i evitonim, rastet e atyre që e kalojnë gripin me komplikacione u shtuan gjithnjë e më shumë.

Spitalet brenda dy-tre diteve u mbushen plot me te semure. Sot nuk arrijne qe t’i shtrojne te gjithe sepse nuk kane mjaftueshem aparatura.

Sot, ngaqe i gjithe personeli mjekesor eshte i perqendruar tek te semuret me virus, personat qe kane semundje te tjera, jo te lidhura me virusin, po vdesin sepse nuk ka kush t’i mjekoje e t’i sheroje.

Meqe jeni akoma ne kohe, mesoni nga gabimet tona. Mos u beni trima, mos e perkeqesoni situaten duke menduar “mua nuk me ze”, “si te jete e shkruar”, “ç’ka per tu bere, do behet”. Mos mendoni vetem per vete. Te gjithe kemi rolin dhe pergjegjesite tona ne kete situate. Te evitosh kontaktet do te thote te shtosh shanset e jetes per te gjithe komunitetin.

Lexo edhe :  Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Une e kuptova me vonese, po ju me degjoni e mos perserisni gabimin tim. Duhet te ndryshojme menyren e jeteses. Ne te rinjte, duhet te kujdesemi mos t’ua ngjisim virusin te moshuarve. Ti evitojme hipjet neper autobusa, grumbullimet, shtrengimet e duarve, ‘qafosjet, qendrimin fryme per fryme. Le ta respektojme distancen prej te pakten dy metrash qe Organizata Boterore e Shendetesise po e rekomandon me ngulm.

Te gjithe duhet te ruhen, edhe te moshuarit, jo vetem per veten e tyre, por edhe për gjithë të tjerët.

Në fund të fundit, është çështje matematike:

Sa më pak kemi kontakte, aq më pak ngjitet virusi. Sa më pak të sëmurë, aq më mirë do munden mjekët të punojnë. Sa më pak të shtruar në spitale, aq më shumë do kenë shanse ata që tashmë janë të shtruar të marrin mjekimet e nevojshme e të shërohen.

Mos shikoni vetem “b..” tuaj, mendoni qe, thjesht sepse nuk ndenjet larg nga njerezit e tjere, mund te beheni pergjegjes per semundjen dhe madje, larg qofte, vdekjen e dikujt.

Dhe sikur trupi juaj te jete duke e kaluar virusin pa asnje problem, kudo ku prekni, çdo siperfaqe me te cilen bini ne kontakt, behet nje vater e rrezikshme per te tjeret.

Shume persona, te te gjitha moshave, kane probleme te renda shendetesore, kane imunitetin e dobet, mendoni per ta, e vetmja menyre per t’i ndihmuar eshte t’i ruani nga ngjitja e virusit.

E di qe e zgjata shume por po jua perseris edhe njehere: Lani duart, evitoni kontaktet me njerez, lani duart, dizinfektoni siperfaqet, lani duart.

Nuk do jua kisha shkruar te gjitha keto po mos te ishte nevoja, me besoni.

Ju kam shume xhan, jeni shume te shtrenjte per mua, shpresoj qe kjo situate te kaloje sa me shpejt!

Me dashuri

Irisi

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

Lajme të tjera

Web TV