Marrëzia me të drejtat e autorit, futën duart në ligj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet regjisori Saimir Kumbaro, kreu i Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit. Pagesat e padrejta për kineastët

Nga Leonard Veizi

Shumë e vështirë të jetosh me art në kushtet e Shqipërisë. Në fakt duhet thënë e pamundur. Për më tepër ata autorë të cilët në një farë mënyre e kanë mbyllur ciklin e prodhimit dhe sytë i kanë nga pensioni dhe honoraret që duhet të marrin nga shitja e vazhdueshme e veprës së tyre. Por kjo nuk ndodh, as kur është e sanksionuar me ligj. Sepse vetë ligji është evaziv dhe lë shteg për keqinterpretime dhe manipulim. Saimir Kumbaro, regjisor i njohur i cili prej kohësh drejton Forumin për Mbrojtjen e Autorëve Audiovizual, (FMAA) thotë se në fund të vitit, përpara se të shpërndajë honoraret për kolegët e filmit, i duhet të ngrejë duart përpjetë sepse ajo që u jep në zarfa është e papërfillshme, në mos qesharake. Dhe gjithçka nis me abuzimin ndaj të drejtës së autorit.

Ku është FMAA me të drejtat e autorit?

Në mbrojtjen e të drejtave të autorit FMAA është jo përtokë por nën tokë.

Përse kjo situatë?

Sepse për 165 autorët kineastët që unë mbroj, (përveç të huajve, sepse nga licenca që më ka dhenë ministria unë mbroj të drejtat e të gjithë autorëve audiovizualë që transmetohen në Shqipëri), unë nuk arrij të arkëtoj asnjë centim. Ministria e mëparshme, zonja Mirela Kumbaro, bëri një ndërhyrje në ligjin e të drejtës së autorit. Deri tek neni 130 gjithçka është mjaft mirë. Pas kësaj fillon zallamahia. Dhe kjo zallamahi filloi kur u morën disa modele të disa shteteve dhe u krijua ajo që quhet SUADA (Sporteli Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit) Ajo ka për detyrë të grumbullojë të ardhura dhe t’ua shpërndajë agjencive.

Sa agjenci janë në mbrojtje të të drejtave të autorëve?

Janë katër agjenci. Në fakt kanë mbetur tre pasi njërës iu hoq licensa. Albautori mbron muzikën. FMAA mbron audiovizualin. AKDIA (Agjencia e Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues) është në tjetër agjenci që mbron të drejtat e interpretëve. Kjo e fundit është një tjetër marrëzi, sepse ekzekutorët apo interpretët, janë aq shumë sa duhet të kesh një vagon me flori që tua shpërndash.

Agjencia që ju drejtoni si i përfiton të ardhurat?

FMAA i përfiton të ardhurat nga shfaqja dhe projektimi i filmave në televizione të ndryshme, në kombëtare, lokale, valore, kabllore që transmetohen brenda territorit Shqiptar, si dhe nga shitjet jashtë shtetit.

Ku qëndron problemi?

Gabimi nuk është i televizioneve sepse ata e kanë biznes e duan të fitojnë. Ne u kemi çuar shkresa përmes Qendrës Kombëtare e cila administron të gjithë prodhimtarinë e para viteve ‘90. Sepse ajo jep autorizimin final që ky film të shfaqet në një ekran televiziv apo në një platformë.

Përballë kësaj situate që ishim ne, kërkuam nga Qendra Kombëtare e Filmit të mos japi asnjë lloj autorizimi, për shkak se: çdo autor, në bazë të konventës së Bernës, që nënshkruar nga shtetit shqiptar në vitin 1994, autorët gëzojnë të drejtën ekskluzive. Pra filmi im “Koncert në vitin ‘36” nuk mund të transmetohet nga askush pa autorizimin tim. Mirëpo televizionet në Shqipëri, çdo ditë, 24 orë, shfaqin filma të para viteve ‘90. Janë kanale të veçanta si “Tring shqip” apo “T” në Dixhitalb, që janë të dedikuar vetëm për filmin shqip.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë për tu regjistruar (VIDEO)

Ka pasur dhe kontestime për transmetimin e filmave shqiptar të para viteve ’90?

Njerëzit i duan këto filma, më tepër për gjuhën, për mentalitetin e kohës, për batutat për kostumografin, etj. Ndër filmat e para viteve ’90 ka dhe filma të dobët e të politizuar që është mirë të mos shfaqen. Por, tek e fundit secili e di vetë se çfarë kanali zgjedh për të parë, përderisa ka një telekomandë në dorë. Telespektatori nuk e detyron kush çfarë duhet të shohë. Detyrim kanë platformat që të paguajnë autorët.

Në fakt televizionet paguajnë një farë detyrimi…?

Këtu përdoret edhe një skemë tjetër që le shkas për keqinterpretim dhe abuzim. Janë dhënë dy licenca: “Albautori”, që mbulon muzikën por edhe veprat artistike, ndërsa për prodhuesit e filmit është dhënë licensa për “Autovizualin”. Televizionet bëjnë pagesën, sepse janë të detyruar të paguajnë te SUADA, që është dhe sporteli i përbashkët. Dhe janë “X” lekë, për të drejtat e autorit, të cilat SUADA nuk i ndan në këtë mënyrë, sepse nuk i ka të specifikuara që: kjo shifër është për kinemanë kjo është për muzikën, apo kjo është për interpretin… e me radhë. Kështu që televizionet i lajnë duart duke thënë që ne e paguajmë SUADA-n.

Me çfarë çmimesh operohet në këtë treg?

Edhe këtu ka shumë ndërhyrje. Dhe shkohet deri aty sa që ministria e Financave përcakton çmimet, gjë që është krejtësisht shkelje e të drejtave të autorit. Unë dua që filmin tim ta shes “10 lekë”, ti më thua do ta shesësh “8 lek”. Në fakt duhet të hyjmë në negociata bashkë. Sepse dhe ne nga ana jonë i paguajmë taksat shtetit, jemi korrekt me këtë pjesë. Por nuk jemi korrekt me autorët sepse nuk marrin asgjë. Vjen fundi i vitit dhe unë ngre duart përpjetë. Kjo gjë është e padrejtë dhe e pandershme. Nga ana tjetër ndodh dhe një fenomen tjetër i shëmtuar. Psh: “Tring”, shet mallin e vjedhur. Por kujt ia shet? Ia shet telefonisë celulare që operon në territorin e Shqipërisë dhe në Kosovë. Dhe ai i “Kujtesës” në Kosovë më thotë: Ne ia kemi blerë “Tring”-ut. Në këtë mënyrë ai del në rregull edhe pse ka blerë një mall të vjedhur. Përdorin të tilla mekanizma që edhe i kap edhe si kap dot.

A i jeni drejtuar gjykatës për ta zgjidhur këtë problem?

Duhet të jetë një gjyqtar shumë profesionist që ta njohë mirë ligjin e të Drejtës së Autorit që të mund ta fitosh çështjen. Ne jemi në gjyq me “Tring”-un. Ata sjellin mbrojtjen. Del që “Tring” ka paguar te SUADA. Por që nuk dihet se si e për kë ka paguar. Sepse nuk janë të specifikuar me zëra. Kur flasim me juristët ata nga japin të drejtë: Keni përparësi sepse mbroni audio-vizualin, – na kanë thënë. Por mund të them se me ndryshimin e ligjit për të drejtën e autorit pirateria mori një hov të jashtëzakonshëm.

Të fundit

“Rrugë që ndihmon zhvillimin bujqësor të zonës”/ Balluku inspektim në Lushnje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në një inspektim në Lushnje, aty ku vijon puna...

Lëkundjet sizmike në Santorini, autoritetet greke: Tërmeti kryesor nuk ka ndodhur ende

Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave i Universitetit Kombëtar të Athinës (NKUA) raporton të dhëna të reja interesante për tërmetet në Santorini...

Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton! Shkruar nga Pamfleti

Nga Spartak Ngjela Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë. Që të kuptosh të tashmen historike të një shteti duhet ta...

Banka që prisnim prej 10 vitesh

Nga Fatos Çoçoli Më 25 janar 2025 doli për diskutim publik projektligji i qeverisë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit(https://www. konsultimipublik. gov. al/Konsultime/Detaje/ 817). Fillimisht, kjo...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi se lojtari i tyre Jelkiç...

Lajme të tjera

Web TV