Mjeku i kthehet Ramës: S’të interesojnë njerëzit, e ke mendjen për politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Allkja i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama duke i thënë se kreu i qeverisë e ka mendjen thjesht për të bërë politikë dhe jo tek shëndeti i njerëzve.

Ai shprehet se apeli i tij ka qenë se të gjithë mjekët duhet të pajisen me veshje speciale, pavarësisht simptomave që shfaqin pacientët apo problemeve shëndetësore që ata kanë.

Mjeku mohon të ketë thënë se Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje speciale, por sqaron se është shprehur se ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me koronavirus.

Postimi i plotë: “Shpërndava një videomesazh sensibilizues, proaktiv për amvisimin e përmirësimin e sistemit ! Qeveriu e dylberët e saj në vend të falënderimit më linçojnë !

Ka akoma shpresë miq, të bëhemi të fortë! Unë u përpoqa që të sensibilizoja strukturat për më shumë kujdes! Por rilindasit po e demonstrojnë hapur që nuk ju intereson as shendeti i njerzve e aq me pak i mjekeve! Kur e ke mendjen të bësh politikë dhe jo të dëgjosh zërin dhe apelin e sinqertë të një profesionisti në izolim për shkak të detyrës, si dhe thirrjet e arsyeshme për të marrë masat e nevojshme, sdi cfarë flet dhe nuk ke turp as të gënjesh publikisht apo të deformosh qëndrimet e profesionistëve për politikë! Znj. Ministre!

Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë. Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues. Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast!

Lexo edhe :  SPAK dorëzon pretencën për “Metamorfozën”, ja dënimi që kërkohet për të pandehurit

Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus.

Të fundit

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV