Nëna qëndroi në dhomë me viktimën e koronavirusit, djali jep alarmin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i një prej të pacienteve të shtruara në spitalin e Durrësit shpjegon se gruaja që vdiq nga koronavirusi ka qenë në dhomë edhe me dy persona të tjerë. Një prej tyre ka qenë mamaja e tij.

Shkëlqim Buzi thekson se mamaja e tij ka qenë bashkë në një dhomë me viktimën. Për këtë arsye ai dyshon se mund të jetë infektuar me koronavirus.

Ishin tre pacientë në dhomë. Mamaja ka kollë të vazhdueshme. Simptoma të tjera nuk ka. As ne nuk kemi. I kemi prekur të dy, edhe atë gruan. Jam izoluar. Vetëm nënës i kanë marrë analizat, mua jo edhe pse i kërkuam. Nuk e çan njeri kokën që të interesohet. Unë edhe kam lëvizur, kam shkuar në punë, kam ardhur në shtëpi. Jemi njerëz të gjallë. Tani presim analizat e mamit. Unë mesa kam mundësi po rri steril fare, po laj edhe oborrin me açe, çfarë të bëj më shumë? Kemi ndenjur 4 ditë aty. Ajo e mohoi edhe e fshehu. Zv.ministrja thotë se ka qenë dhoma vetëm, nuk i vjen turp asaj që thotë ashtu. Të më dali para ajo se ia tregoj unë. Nëna ime është 84 vjeç. Viktima rrinte vetëm me oksigjen, sa ia hiqnin i binte të fikët. E pashë që ishte keq dhe e nxora nga spitali”, u shpreh Buzi.

Më herët Ministria e Shëndetësisë deklaroi se viktima në Durrës, gjatë kohës që ishte shtruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.

Deri më tani bilanci në Shqipëri nga koronavirusi ka arritur në shirat e 11 të prekur dhe 1 person ka ndërruar jetë.

Të fundit

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër...

A do e japë dorëheqjen Berisha pasi fundosi opozitën?

Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën...

Berisha i hutuar pas humbjes së thellë/ Bëhet lëmsh me datat (VIDEO)

Pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp ku bëri një...

Samiti i BE në Tiranë më 16 maj/ Policia publikon masat, rrugët që do bllokohen

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e...

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Sali Berisha doli të martën në një konferencë për mediat duke akuzuar Partinë Socialiste se ka fituar zgjedhjet e 11 majit, falë krimit. “Bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV