613 kg hashash gati për t’u trafikuar, por sekuestrohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar, punonjës të Policisë Kufitare në Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës dhe me Komisariatin e Kurbint, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Godull”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve:

-S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin;

-R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë;

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV