Çifti shqiptar konfirmohet me koronavirus në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift shqiptar është konfirmuar me koronavirus në Greqi. Bëhet fjalë për një çift nga qyteti i Sarandës të cilët jetojnë në ishullin grek, Zakinthos.

Çifti kishte vizituar më herët veriun e Italisë për një udhëtim punë. Kur ishin kthyer në Zakinthos, ata kishin shfaqur simptoma të Covid-19 dhe u izoluan në banesën e tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore është mjaftë mire dhe janë duke u trajtuar me barna, thanë mjekët e Zakinthos.

Pas konfirmimit të tyre me koronavirusin e ri, autoritetet e ishullit urdhëruan menjëherë dezifektimin e një restoranti I cili ndodhet në pronësi të tyre dhe gjithashtu karantinimin e dy punonjësve të tjerë të cilët punonin atje, gjithashtu edhe ata me origjinë shqiptare. Por fatmirësisht ata nuk kanë asnjë simptomë të virusit, shkruan TCH.

Në Greqi zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat nga Covid19.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV