E frikshme/ Zyrtarja e Shëndetësisë: Presim raste të reja me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka theksuar se numri i personave të prekur me koronavirus pritet të rritet në Shqipëri.

Zyrtarja e Ministrisë së Shtëndetësisë ka sqaruar  për News 24 edhe rastin e 73-vjeçares e cila ndërroi jetë, duke u bërë viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi. Sipas Tominit, e moshuara para se të shfaqte shenja të virusit vdekjeprurës ajo ka qëndruar në dhomë me dy zonja të tjera, të cilat kanë rezultuar pozitive.

Në qarqet që ka nisur karantimi, a ka rrezik të përhapjes së COVID-19?

Eugena Tomini: Fluksi më i madh i udhëtarëve është përqendruar në zonat me popullatën më të madhe. Sigurisht që harta e monitorimeve policore është më e madhe se harta e të prekurve me COVID-19. Nga 23 rastet pozitive, përveç rasteve të para, kemi dhe kontaktet, zinxhiri pason në ndjekjen e kontakteve hap pas hapi.

Është thënë se do të ketë një rritje të të infektuarve, a pritet që java tjetër të regjistrojë rritje të numrave me COVID?

Priten raste të tjera. Duhet theksuar fakti që 80% e rasteve mund ta kalojnë lehtë. Është shumë e rëndësishme të respektohen masat. Jemi në pritje të rasteve të reja, sepse periudha e gjatë 14 ditore e karantinimit bën që të kemi kontakte më të shumta.

Më duhet t’i rikthehem rastit të Durrësit, viktimës dhe dy të prekurve që lidhen me të. a është ky një rast që e keni nën kontroll ose nën monitorim? Sepse kjo mund të jetë një vatër, që mund të sjell një mini-epidemi.

Të dy rastet e Durrësit janë pa simptoma, gëzojnë shëndet të mirë. Punonjësit shëndetësorë janë testuar dhe kanë rezultuar negativë. Jemi në kontakte të tjera, për të kapur të gjitha hallkat.

Lexo edhe :  Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Rasti ka qenë në një dhomë me dy paciente të tjera, por në momentin që ka shfaqur shenja klinike është izoluar në një dhomë të vetme. Para se të shfaqte shenja, viktima ka qenë me dy zonja, që kanë rezultuar pozitive.

Të fundit

Dyshohen për vrasjen në Skënderaj, babë e bir lihen në paraburgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji –...

A e dinit? Historia e veçantë që fshihet pas trëndafilit të kuq për Shën Valentin

Tradita e dhurimit të trëndafilave për Shën Valentinin ka një kuptim të thellë simbolik. Trëndafili i kuq, që është simboli i dashurisë, ka një...

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz në Ditën e Shën Valentinit,...

Pavarësia pa UÇK/ Veteranët: Vetëvendosja na ka ofenduar

17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë...

“Kane blerë veshje firmato,”në dollapin e Xoxe, SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion...

Lajme të tjera

Web TV