Banka e Shqipërisë duke marrë parasysh situatën emergjente ka shtyrë këstet e kredive për të gjithë ata individë dhe biznese të cilët kanë marrë kredi në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë, si autoriteti qendror bankar shtetëror, ka vendosur sot që bankat e nivelit të dytë të ngrijnë pagesat e kësteve të kredive për një periudhë tremujore.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vendimi duhet të zbatohet nga të gjitha bankat dhe për të gjitha kreditë.
Kjo masë parashikohet që në radhë të parë të shmangë radhët që krijohen nëpër sportelet e bankave.
Masa e ngrirjes së pagesës së kësteve të kredive mendohet edhe si një lehtësim për qytetarët dhe bizneset, të cilëve do t’u ndërpriten apo reduktohen mundësitë e aktivitetit ekonomik, si pasojë e ndalimeve të urdhëruara nga qeveria.